26 novembre 2014

Gjirokastër, ndërhyrje në zonën historike, restaurohen monumentet

GJIROKASTËR - Arkitektët nisin nga puna për mbrojtjen e banesave karakteristike në zonën muzeale nga stina e dimrit, në Gjirokastër. Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, po punojnë për mirëmbajtjen e banesave karakteristike dhe komplekseve muzeale.
 
Fillimisht restauratorët kanë ndërhyrë në banesën e Skëndulajve në lagjen “Palorto”, në disa prej objekteve mjaft të vizitueshme në Pazarin Karakteristik, dhe shumë shtëpi të tjera.
 
Për A1 Report, një prej arkitektëve të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Kreshnik Merxhani shprehet se ndërhyrjet e fundit, kanë për qëllim, shmangien e degradimit të mëtejshëm të monumenteve dhe restaurimin e tyre në shërbim të zhvillimit të turizmit.
 
“Në disa ndërhyrje mund të themi janë bërë në monumente më të rëndësishme siç është skendulatet të gjitha ndërtesat e kategorive të parë dhe këto dhe tashmë drejtoria jonë prej kohësh vuri re degradimin e ndërtesës Kala. Gjendja është problematike, ka shumë objekte të braktisura kryesisht që janë shumë të degraduara dhe mund të ketë dhe kjo banesë fantastike do ketë edhe kjo fatin e saj.”- tha Kreshnik Merxhani, Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare.
 
Ndërkohë specialistët restauratorë, po punojnë edhe për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës, si dekori natyror i organizimit të Festivalit Folklorik Kombëtar i cili pritet të realizohet në prill të vitit të ardhshëm.

Redaksia Online(a.h/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/gjirokast-r-nd-rhyrje-n--zon-n-historike-restaurohen-monumentet-254593.html#sthash.CoBh4pzj.dpuf,,

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate