Tiranë, 11 Nëntor / Në Muzeun e Artit Mesjetar të Korçës mbërrin një Ikonë e Voskopojës, e cila i dhurohet shtetit shqiptar nga Brigitte Rusanov, qytetare me kombësi franceze.
Zonja Brigitte Rusanov do t’i dhurojë shtetit shqiptar Ikonën që rrëfen historinë e Kolonel Ordionit , shkruar në letrën e 18 janarit 1918-të, në letërkëmbimin me vajzën e tij.
Mendohet se kjo ikonë është marrë në një kishë të shkatërruar të Voskopojës. Imazhi I treguar në këtë ikonë supozohet se përfaqëson evazionin e Shën Pietrit, i treguar në kapitullin 12-të Aktet e Apostujve, “Tani e kuptoj që nuk është asgjë, Zoti ka dërguar engjëllin e tij, më shpëtoi nga pushteti i Herodit“.
Nessun commento:
Posta un commento