15 novembre 2014

Turizëm i Sigurt dhe i Shëndetshëm, Shqipëria i ka të gjithë potencialet për zhvillimin e tij

Turizëm i Sigurt dhe i ShëndetshëmTIRANE, 14 Nëntor/ATSH/- “Turizëm i Sigurt dhe i Shëndetshëm” ishte takimi i përbashkët i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe asaj të Shendetësisë, ku u diskutuan masat për një turizëm të shëndetshëm. Në fjalën e saj, Ministrja Gjermeni theksoi se MZHUT po punon për sigurimin e një turizmi gjithë vjetor, me shërbime me cilësore. Sezoni 2014 ishte më i mirë se paraardhesi, për këtë tregojnë statistikat. .”Ne e konsiderojmë bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë të rëndësishëm, jo vetëm në kuadër të garantimit të shërbimit shëndetësor veçanërisht në periudhën e plazhit, por dhe në krijimin e produktit të turizmit shëndetësor. Shqipëria i ka të gjithë potencialet për zhvillimin e tij”, deklaroi ministrja./a.gjonaj//a.ke/http://www.ata.gov.al/turizem-i-sigurt-dhe-i-shendetshem-shqiperia-i-ka-te-gjithe-potencialet-per-zhvillimin-e-tij-196797.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate