06 novembre 2014

Mbi 1 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 6 muajt e parë të 2014-ës

Silversea Cruise” ne Sarande 4TIRANË, 6 Nëntor/ATSH-Almarina Gegvataj/- Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Shqipëria u vizitua nga mbi 1 milion turistë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë në 2013, numri i turistëve ka pasur një rritje me 24%.
Shifrat janë bërë të ditura nga Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni në një konferencë për shtyp në Londër, “Shqipëria, destinacioni juaj për Turizëm dhe Investime” dhënë për mediat britanike dhe ato ndërkombëtare.
Ministrja Gjermeni, e cila ndodhet në Angli në krye të delegacionit shqiptar, në Panairin e WTM, Londër 2014, bëri të ditur për mediat e pranishme, në konferencën për shtyp,  nismat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare dhe Ministria, që ajo drejton, në sektorin e turizmit ndërsa shoqërohej nga Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Botërore të Turizmit, Carlos Vogeler dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Turizmit, pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Sonia Popa.   
Gjermeni ne LonderAjo çka bie në sy, është shprehur Ministrja, është një rritje e konsiderueshme e turistëve nga Polonia, me rreth 14,000, vendet skandinave, me rreth 12,000 dhe Britania e Madhe me rreth 27,000 vizitorë.
Synimi ynë, u shpreh znj.Gjermeni, është njohja e Shqipërisë si një destinacion turistik. Për të rritur numrin e fluturimeve direkte, jo vetëm gjatë sezonit veror dhe fillimin e fluturimit të linjave me kosto të ulët, u shpreh Ministrja Gjermeni, së bashku me Ministrinë e Transporteve, ndaj kemi nisur negociatat për hapjen e një aeroporti të dytë. Rritja e numrit të investimeve të huaja direkte në Shqipëri, në sektorin e turizmit, përmirësimi i infrastrukturës turistike dhe rritja e cilësisë së shërbimit, janë pjesë integrale e një seri politikash dhe nismash ligjore të ndërmarra, rishtazi, në funksion të industrisë së turizmit.
E gjithë Qeveria është e angazhuar, u shpreh Ministrja,  për të rritur investimet publike në sektorë të ndryshëm: si bujqësia, zhvillimi urban, infrastruktura, të cilët, në mënyrë direkte, japin impakte pozitive në zhvillimin e qendrueshëm të sektorit të turizmit.
E pyetur nga gazetarët e pranishëm, se cila do të jetë mënyra e promovimit të Shqipërisë në të ardhmen, znj.Gjermeni u përgjigj, se njohja e Shqipërisë, si destinacion turistik, është një tjetër sfidë e jona, ndaj në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, sektorin privat dhe ambasadat tona, kemi intensifikuar prezantimin e Shqipërisë si një destinacion turistik i detit, kulturës, turizmit të aventurës, turizmit rural dhe malor.
Prokuroria-e-Sarandës-ka-nisur-hetimet-ndaj-një-29-vjeçari-i-cili-akuzohet-penalisht-për-“prerje-të-paligjshme-të-pyjeve-Foto-Telnis-Skuqi-ATSH-466x350
Gjatë këtij viti, potencialet turistike të vendit janë promovuar nëpërmjet pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare, medias sociale, diplomacisë dixhitale, organizimit të media tour-eve dhe famtour–eve.
Së bashku me kompaninë amerikane “Strawberry Frog”, fituese e konkursit ndërkombëtar “Branding Albania”, të zhvilluar në maj, jemi duke bashkëpunuar për hartimin e një Strategjie për Brandimin e Shqipërisë, deklaroi znj. Gjermeni.Krijimi i paketave rajonale dhe intensifikimi i bashkëpunimit me vendet e rajonit, në zbatimin e projekteve konkrete në fushën e turizmit, do të sjellin ndryshime konkrete dhe me një impakt të drejtpërdrejtë, qoftë në gjenerimin e të ardhurave, punësimit dhe rritjes së numrit të turistëve të huaj.
E pyetur nga Travel Channel, për të cilët Ministrja Gjermeni dha një intervistë, në përfundim të konferencës për shtyp, mbi çfarë e bën Shqipërinë një destinacion unik,   znj. Gjermeni u përgjigj se “Shqipëria, edhe pse një vend i vogël në zemër të Ballkanit,  ofron për vizitorët pushime aktive, një ndërthurje të turizmit të detit dhe rërës me turizmin e kulturës dhe aktiviteteve sportive rikreative. “
Mikpritja dhe kuzhina e pasur janë një arsye, më tepër, për të vizituar dhe njohur Shqipërinë” përfundoi Ministrja Gjermeni.
Carlos Vogeler, në fjalën e tij, theksoi mbështetjen e OBT për zhvillimin e sektorit të turizmit, në Shqipëri, duke përgëzuar punën që po bën Qeveria dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në promovimin dhe zhvillimin e qendrueshëm të sektorit.    “Ne jemi të kënaqur, u shpreh Vogeler, me të gjithë nismat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare dhe më vjen mirë, që Shqipëria është, tashmë, një destinacion në hartën botërore të turizmit”.  http://www.ata.gov.al/mbi-1-milione-turiste-vizituan-shqiperine-ne-6-muajt-e-pare-te-2014-es-194330.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate