20 novembre 2014

Turizmi fetar, risia shqiptare

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), Julinda Dhame ishte në një vizitë 2-ditore në Vatikan.
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), Julinda Dhame ishte në një vizitë 2-ditore në Vatikan.
TIRANË, 20 Nëntor /ATSH-Gjergji Mima/ -Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), Julinda Dhame ishte në një vizitë dy ditore në Vatikan. Pjesë e delegacionit të përbashkët ishte edhe Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Ilir Hoxholli dhe Përgjegjësi për Marrëdhëniet me Jashtë të këtij Komiteti, ish-Ambasadori i Shqipërisë pranë Vatikanit, zoti Rrok Logu.
Në Selinë e Shenjtë delegacioni u prit nga Zëvendës Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet në Vatikan Mons. Antoine Camilleri, shoqëruar nga Monsinjor Henryk Jagodzinski.
Gjatë takimit mes dy palëve u vlerësua vizita e Atit të Shenjtë Françesku në Tiranë gjatë muajit shtator, si një ngjarje madhore për Shqipërinë, e cila la një kujtim të pashlyeshëm dhe nxori në dritë vlerat më të shtrenjta e fisnike të kombit shqiptar dhe bashkëjetesën fetare që egziston prej shekujsh.
Gjatë takimit një pjesë të mire zuri dhe diskutimi mbi marrëveshjen e bashkëpunimit kulturor e nënshkruar në vitin 2011 nga qeveria shqiptare dhe Opera Romana Pellegrinaggi institucion i Selisë së Shenjtë, i ngarkuar me promovimin dhe organizimin e pelegrinazheve në Romë dhe në tempujt e mëdhenj dhe vendet me interes fetar, kulturor dhe ekumenik në Itali dhe në botë.
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), Julinda Dhame ishte në një vizitë 2-ditore në Vatikan.
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), Julinda Dhame ishte në një vizitë 2-ditore në Vatikan.
Zbatimi i kësaj marrëveshje, e cila ishte lënë në harresë deri më tani, do ta përfshijë Shqipërinë në programin e shtegtimeve dhe pelegrinazheve që kjo agjenci sinjalizon, për t’u vizituar dhe përshkruar nga besimtarët të ndryshëm katolikë nga gjithë bota.
Në vendin tonë itinerari që dërgon pelegrinët nga Roma dhe perëndimi drejt Tokës së Shenjtë me destinacion Jerusalemin, ndjek gjurmët e rrugës së vjetër romake “ Via Egnatia“ (Durrës – Kavajë – Rrogozhinë- Peqin – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë). Përgjatë këtij itinerari dhe në afërsi të tij gjenden një sërë objektesh dhe atraksionesh të cilat paraqesin interes për turistët e ndryshëm. Gjithashtu në takim u kërkua nga Selia e Shenjtë, nisur nga vlerësimi që Papa Françesku pati për vëllazërinë ndërfetare tek shqiptarët, organizimin në Tiranë të një nga takimet ndërkombëtare mbi dialogun dhe bashkëjetesën fetare.
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), Julinda Dhame ishte në një vizitë 2-ditore në Vatikan.
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), Julinda Dhame ishte në një vizitë 2-ditore në Vatikan.
Gjatë qëndrimit atje, Drejtoresha e AKT-së, Dhame dha një intervistë edhe për Radio Vatikanin, ku deklaroi vullnetin dhe zotimin e qeverisë shqiptare në seriozitetin për ta çuar përpara marrëveshjen e firmosur vite më parë dhe promovimin e objekteve të kultit si atraksione turistike.
Ajo u shpreh se vizita në Tiranë e Papa Franceskut përvecse ishte një bekim për shqiptarët, ishte edhe një promovim për Shqipërinë. Ndërkohë, Dhame bëri të ditur se së bashku me Komitetin Shtetëror për Kultet do të propozohet futja në shkollë e një ore mësimi mbi besimet fetare, si një mundësi që të rinjtë shqiptarë të njihen më tepër me trashegiminë kulturore, fetare dhe bashkëjetesën mes besimeve të ndryshme të vendit tonë.
Kjo vizitë çel një etapë të re dhe bashkëpunim institucional që Agjencia Kombëtare e Turizmit ka nisur me Komitetin Shtetëror për Kultet duke kontribuar dhe reklamuar  trashëgiminë, kultet e ndryshme fetare dhe duke ia shfaqur botës tolerancën tonë që kemi mes besimeve të ndryshme si një vlerë fisnike e patjetërsueshme.http://www.ata.gov.al/turizmi-fetar-risia-shqiptare-198468.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate