23 novembre 2014

Ja harta që ju tregon si të shkoni në “Bunk’art”




TIRANE
- Nga kjo e shtunë e deri në fund të dhjetorit, kushdo mund të shuajë kureshtjen për “Bunk’art” dhe periudhën e historisë së Shqipërisë qoi përket ky bunker. Bunkeri i kthyer në një ekspozitë-muze mund të vizitohet falas nga qytetarët, nga ora 09:00 deri në 16:00.

Bunkeri do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 09.00, kohë kur bëhet nisja e parë me autobus nga Hotel Tirana. Ndërsa për ditën e diel nisa më autobus bëhet duke filluar nga ora 11.00.

Itinerari që do të ndjekë autobusi do të jetë ky: Nisja nga qendra e Tiranës, duke vijuar në rrugën e Dibrës, më pas duke kaluar Qendrën Spitalore Universitare Nënë tereza, Ministrinë e Mbrojtjes e duke shkuar deri në rrugën “Teki Selenica”, ku merret edhe kthesa për tek vepra mjaft interesante e ndërtuar në vitin 1978 dhe e hapur për publikun gjatë ditës së djeshme.

Linja historike, muzeale dhe artistike, bëhen bashkë për të përcjellë tek vizitorët mesazhe të qarta për dy periudhat më të diskutuara të historisë tonë, periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe atë të regjimit komunist në Shqipëri.


Por ku e gjeni BUNK’ART

Objekti 0774 (vendkomanda e Shtabit të Përgjithshëm) me 106 zyra ndodhet në periferi të Tiranës pranë "Batalionit Mbështetës të Shtabit të Përgjithshëm", njohur ndryshe si "Batalioni Diko Zeqo", rruga e Shish-Tufinës, 1.5 km larg qendrës spitalore "Nënë Tereza". Ja rruga që duhet ndjekur për të shkruar tek “Bunk’art”.




Redaksia Online(Shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/videolajm-ja-harta-qe-ju-tregon-si-te-shkoni-ne-bunkart-254396.html#sthash.ibZ3bLAj.dpuf.
- - TIRANE - Një anë e veçantë kushtuar me hapësira në bunkerin e nëndheshëm “Bunk’Art” është edhe pjesa artistike. 

Me anë të punimeve dhe instalacioneve të ndryshme artistike artistë të ndryshëm kanë sjellë krijimet e tyre duke përcjellë mesazhet përkatëse me anë të artit.

Artisti Enkelejd Zonja me anë të një serie delikate minimale vizatimesh, të cilën e ka pagëzuar me emrin “Teshtija e së kuqes” sjell figurën e pionerit si simbol optimizmi pafajësie e njëkohësisht mishërimi i periudhës së komunizmit, por motivet dhe situatat kundërvihen duke zhvlerësuar rëndësinë e figurës që pionieri përfaqësonte. 

pjesa artistike ne bunkart




pjesa artistike ne bunkart
Ledia Konstandini ka sjellë në Bunk’Art kolazhin me kuti kartoni, ku me anë të formave, ngjyrave e gjithçkaje tjetër përçon mesazhet e një kohe të vështirë që tashmë kemi lënë pas. 

pjesa artistike ne bunkart

Për tu vizituar është edhe miniekspozita e artistes Rudina Hoxhaj nën emrin “Atmosferë familjare në periferinë e qytetit”. Hoxhaj me anë të video-projeksionit ka sjellë për publikun. Fëmijët e asaj periudhe të cilët janë duke luajtur luftërash me shpata druri të bëra vetë, skena dhune dhe lufte midis dy grupeve kundërshtare në një hapësire ku më parë ka patur gjelbërim dhe tashmë është shndërruese në një parkim makinash.

Artistja Alketa Ramaj nëpërmjet instalacionit me libra ka shprehur idenë e fillim viteve 90-të ku, Libra e shkruar nga diktatori Hoxha nisëm të kryenin një funksion tjetër, disa u kthyen edhe në objekte zbukurimi.

pjesa artistike ne bunkart


pjesa artistike ne bunkart


Në Bunk’Art të hapur për publikun vetëm disa ditë më parë ndërthuren ana historike, muzeale dhe artistike.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/bunk--39-art-instalacionet-artistike--mesazhe-me-gjuhen-e-imazhit--255128.html#sthash.qJOHzNOq.dpuf -

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate