
Takimi u fokusua te përmirësimi i kushteve të plazheve, rrugëve, turizmit, si atë detar, por dhe malor. Në këtë takim, nga bizneset e zonës u ngritën shumë probleme, të cilat janë shqetësuese jo vetëm për turistët, por dhe per banorët e zonës.
Një shqetësim i përbashkët ishte rruga e plazhit e po ashtu mungesa e energjisë elektrike për shkak të linjave të amortizuara në të gjithë zonën.
Takimi u përqendrua edhe tek zjarret dhe masat që duhet të marrë Drejtoria e Pyjeve së bashku me zjarrfikesit, pasi në këtë bashki zjarret kanë qenë shkatërruese për pyjet. 

Bashkia e Orikumit është një nga bashkitë që në juridiksionin e saj, përveç turizmit detar dhe malor, ka edhe shumë zona turistike të cilat janë shumë të vizitueshme për turistët dhe kjo ka qënë një nga kërkesat e operatorëve turistikë, që parku i Orikumit, i cili kalon nëpërmjet bazës së Pashalimanit, të jetë i aksesueshëm për turistët. /a.ke/http://www.ata.gov.al/orikumi-ne-prag-te-sezonit-turistik-257819.html
Nessun commento:
Posta un commento