02 maggio 2015

Elbasani, një atraksion turistik ku ne 2015 s’funksionon pika e informimit .

.ELBASAN - Elbasani i njohur në gjatë historisë si Skampini, është ndër qytetet me një trashëgimi kulturore e cila përbën një atraksion turistik. Në këtë qytet çdo ditë ndalojmë me dhjetëra turistë dhe nisin vizitën e tyre nga bazilika paleokristinane, e shekullit të 5 të erës sonë që tashmë është e rrethuar dhe larg mbetjeve që shpesh i merrnin frymën. 

Por për fat të keq Elbasani nuk është pjesë e hartës turistike të Shqipërisë dhe vëmendja përqëndrohet kryesisht në Shkodër, Durrës, Berat, Apolloni apo Gjirokastër.

Një grup turistësh nga Peja kanë marrë një kënaqësi të veçantë nga gjithçka kanë parë duke vlerësuar dhe mikpritjen e qytetarëve të Elbasanit. 

Një projekt i bashkisë i mbështetur edhe nga donatorët solli një zyrë informimi e quajtur INFO POINT ku mund të gjendeshin guida, informacion dhe gjithçka tjetër kishin nevojë vizitorët.

Por kjo gjë zgjati pak dhe pushteti vendor po përpiqet sërish ta rikthejë këtë pikë të rëndësishme informimi për turistët. Nga Bashkia e Elbasanit mësohet se brenda dy muajve INFO POINT do të funksionojë sërish duke i shërbyer kështu turizmit gjithmonë e në rritje.

INFO POINT disponon 11 zyra në të gjithë vendin, për të bërë të mundur informimin e turistëve dhe nxitjen e tyre për të qëndruar apo për tu rikthyer në vendin tonë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/elbasani-nj--atraksion-turistik-ku-sfunksionon-pika-e-informimit--289571.html#sthash.waebJwsd.dpuf.

.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate