TIRANË, 13 Maj / ATSH / – Me rastin e hapjes së sezonit të ri turistik 2015, Drejtoria Rajonale e Kulturës KombëtareDurrës-Sektori Elbasan, ka njoftuar se ka marrë masat për pritjen e turistëve të huaj e vendas në qytetin e Elbasanit dhe në mbarë qarkun.
Me anën e një njoftimi, DRKK sqaron se monumentet e qytetit janë mirëmbajtur, pastruar dhe janë në mbikqyrje të vazhdueshme nga specialistët e këtij sektori.
Ndërkohë që ditët e fundit, qytetin e Elbasanit e kanë vizituar turistë të shumtë të ardhur nga vende të ndryshme të botës.
Një grup prej rreth 30 personash nga Bullgaria, një tjetër grup prej 34 turistësh nga Austria, dhe një grup turistësh franceze, kanë realizuar vizita në praninë e specialistëve të sektorit Elbasan, të cilët kanë shoqëruar disa prej vizitorëve duke u shërbyer si guidë dhe duke u shpjeguar vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.
Lidhur me këto vizita DRKK sqaron se itinerari i tyre vizita filloi në qendër të qytetit me Bazilikën e Bezistanit, më pas vazhdoi me vizitën e muzeut etnografik, e më pas u përmbyll me vizitën e zhvilluar në lagjen “Kala” duke shijuar bukuritë e monumenteve më të rëndësishme në këtë lagje si dhe banesave që mbartin vlera të vecanta arkitektonike, dhe të trashëgimisë kulturore.
Nessun commento:
Posta un commento