02 maggio 2015

Nënshejti, fshati i kullave alpine, mundësi për turizmin e traditës

kullat3TIRANË, 2 Maj / ATSH – N. Lena/ – Tashmë Shqipëria është vene në qëndër të mediave evropiane për mundësitë turistike. Natyra e bukur e saj, bregdeti, turizmi malor dhe ai I aventurës, por edhe turizmi historik dhe ai i traditës, po behen gjithnje e me terheqes. Zonat tona malore janë një burim I pasur I këtij turizmi. Nje e tille eshte edhe ajo e Mirditës per turizmin e traditës në këtë zonë. Nënshejti është një fshat  në Mirditë që ka një histori krejt të veçantë. E quajnë kështu  sepse gjendet pak metra poshtë malit të Shenjtit në bjeshkët më të larta të Mirditës verilindore. Fshati i vogël me fare pak shtëpi ndodhet nën “sqetullën” e  malit me emër shenjtori. Mali i Shenjtë në bjeshkët e Oroshit shënohet si kryetempulli i Krishtërimit në Mirditë. Studiuesit e historisë dhe të mitikës  thonë se ndoshta këtë tempull e themeloi ndonjë nga shenjtorët shqiptarë, që u sakrifikua aty në emër të Jezuit. Nënshejti dallohet për kullën tipike dykatëshe. Numërohen tetë kulla të mëdha, të tjerat janë shtëpi alpine përdhese, ndërsa thuajse tërë kullat mbulohen me fruxha, me përjashtim të njërës që ka përdorur tjegullën. Kullat e këtij fshati, veç ndërtimit me gurë të bardhë dhe tavanet karakteristike, të veçantën e kanë patur tek dyert e tyre. Ustallarë të përmendur e kanë latuar e gdhendur mjeshtërisht gurin e fortë të këtyre anëve.
Në vendin tonë ka shumë objekte arkitektonike, të hershmë e të reja, objekte kulti, arkeologjike, që vlerësohen si të veçanta në llojin e vet dhe që përbëjnë një kuriozitet të madh për vizitorin, kryesisht për atë të huajin, por që kullat1infrastruktura rrugore dhe mungesa e guidave te mirëfillta turistike, e vështirësojnë udhëtimin drejt tyre. Jemi në pragfillimin e stinës së  ngrohtë, ku dhe lëvizjet e vizitorëve bëhen më të shpeshta dhe kurioziteti i tyre për të parë nga afër  këto objekte të rralla, duhet justifikuar nëpërmjet vëmëndjes së institucioneve përgjegjëse që kane nën juridiksion këto vlera të papërsëritëshme të turizmit shqiptar. /a.ke/http://www.ata.gov.al/nenshejti-fshati-i-kullave-alpinemundesi-per-turizmin-e-tradites-258519.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate