
Por, pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Lidhur me këtë fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim si vendin më të përshtatshëm për turizëm ndër Bjeshkët e Veriut tëShqipërisë, duke e krahasuar atë me viset e bukura të Tirolit në Austri.
Ndërsa për banorët e kësaj zone, Franc Nopca ka shkruar se ”po t’u biesh në besë, në asnjë vend tjetër të botës nuk do të ndihesh më i sigurt”. Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa lë Grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit që është rreth 2 km i gjatë shumë i thellë.

Përveç kanionit, në Theth gjendet një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, speleologëve, gjeografëve etj, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin, si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj., janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës.
Një bukuri natyrore të veçantë të bjeshkëve të veriut shpalos në këtë zonë, Ujëvara e Thethit me lartësi 25 m, ku së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar. Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i lumit të Shalës në Okol, burimet e të cilit venë në punë një hidrocentral të vogël dhe 12 mullinj, që shërbejnë për ujë të pijshëm, cilësia dhe pastërtia e të cilit është për t’u admiruar. Tashmë vizitorët e parë verorë kanë mbërritur në Theth dhe prej andej dërgojnë përshtypjet e tyre. Për zonën e Thethit sezoni turistik alpin ka filluar./m.m/http://www.ata.gov.al/thethipret-vizitoret-e-pare-alpin-268819.html
Nessun commento:
Posta un commento