Të shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës si dhe të Komunës së Oroshit ata janë njohur nga afër me historikun e këtij vendi burgu si dhe me projektin e hartuar dhe konceptimin për kthimin e tij në një muze të vizitueshëm.
Nga ana tjetër përgjegjësi i Kulturës Kombëtare në Qarkun e Lezhës Paulin Zefi është shprehur se duhet një ndërhyrje e menjëhershme në këtë vend të kujtesës ku humbën jetën me qindra kundërshtarë të regjimit komunist.
Por teksa delegacionet e ambasadave të huaja në vendin tonë kishin ardhur për të vizituar këtë monument kulture që ruhet nga shteti, ata janë shokuar teksa kanë parë minierën e rihapur nga një firme turke, e cila po e përdor për nxjerrjen e mineralit, duke e dëmtuar rëndë këtë vend kujtese ku kanë vajtuar me qindra shqiptarë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Maj 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/spa-i-kthehet-n--muze-kujtese--merr-mb-shtetjen-e-ambasador-ve--289218.html#sthash.S6u7tGvm.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento