TIRANË, 15 Maj / ATSH – N.Lena/ – Në një shkrim të saj “UKRAINE TODAY” shkruan per natyrën dhe faunën e vendit tonë. Pasi përshkruhet me detaje natyra e veçante e Shqipërisë, shkrimi ndalet te specia më e veçantë e fluturakëve ballkanike, siç është Pelikani Kaçurrel, që gjendet vetëm në Lagunën e Karavastasë. Gazetari ndalet në faktin që kjo specie gati kapi fundin e saj në vitin 2000 dhe tashmë gjendet e ripërtërirë falë punës së përkushtuar dhe moratoriumit 2-vjeçar të gjuetisë. Pelikani i Lagunës së Karavastasë jo vetëm i shpëtoi zhdukjes, por është bërë një atraksion i lartë turistikë për këtë zonë. Me dhjetra turistë ditorë vizitojnë foletë e pelikanëve në zonën e Divjakës dhe zogj të tjerë të rrallë që gati u zhdukën tërësishtë. Vizitorë nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës bëhen kuriozë ta shohin nga afër këtë specie të rralë të shpendëve fluturues.
Drejtoria e shërbimit Pyjor në Lushnje, e drejtuar nga Ardian Koçi, ka bere një punë mjaft të mirë në mbrojtjen dhe shumimin e specieve të rralla në këtë zonë. /a.ke/http://www.ata.gov.al/ukraine-today-shkruan-per-pelikanet-e-divjakes-263943.html
Nessun commento:
Posta un commento