
Për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të tilla të rënda e për të diskutuar vetëm mbi pjesën e bukur të sporteve ujore dhe aktiviteteve turistike në natyrë FShR komunikon se guidat sportive-turistike duhet të ofrohen nga subjekte të ligjshme dhe të licensuara nga Federata Shqiptare e Rafting për organizimin e këtyre itinerareve sportivo-turistike.
Rafting në Shqipëri është një aktivitet që duhet të organizohet nga kompanitë/personat juridike të njohura nga Federata Shqiptare e Rafting, të drejtohet nga guida profesionale të liçensuara nga kjo federatë, të pajisura me lejen përkatëse të drejtimit, si dhe të jenë të kompletuara me pajisjet dhe veshjet e destinuara për këtë përdorim.
Zbritja e turistëve çekë në lumin Kir është bërë pa shoqërimin e guidave profesionale dhe te licensuara nga shteti shqiptar. Nga verifikimet e saj FShR ka konstatuar dhe denoncuar disa raste ku persona të ndryshëm fizikë/ juridikë shqiptarë marrin përsipër organizimin dhe drejtimin e udhëtimeve të rafting në lumenj të ndryshëm të Shqipërisë pa qënë të licensuar, pa pasur guidat profesionale dhe pa pajisjet e kompletuara, duke vënë kështu në rrezik jetën e turistit dhe imazhin e sktivitetit të rafting dhe turizmit shqiptar.
FShR kërkon bashkëpunimin e institucioneve përgjegjëse shtetërore në ruajtjen e sigurisë së ushtrimit të rafting duke përfshihë strukturat përkatëse për kontrollin dhe verifikimin e ligjshmërisë së subjekteve që ushtrojnë këtë aktivitet sportivo-turistik në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë./a.g/http://www.ata.gov.al/aksidenti-ne-shkoder-federata-e-raftingut-distancohemi-nga-organzimi-i-palicensuar-i-ketij-aktiviteti-sportiv-261185.html
Nessun commento:
Posta un commento