
GjIROKASTER,11 Maj / ATSH- Nikolla Lena/ – Ekipi I gazetarëve të huaj që po viziton vendin tonë këto ditë, me ftese nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, vazhdojnë të jenë në Gjirokastër dhe sot vizituan disa objekte kulturore dhe muzeale. Në fillim ata u ndalën në dyqanet e suvenireve të shtrira pothuaj në të gjitha rrugicat e këtij qyteti. U njohën me traditën e zejtarisë krahinore për realizimin e punimeve artistike dhedekorative me simbole shqiëtare. Suveniret e punuara me objektë shqiponjën dy krenore, ishin më të pëlqyera. Gazetari gjerman, Micheal Kuttner, që punon për gazetën “Jyllands Posten”, bleu një

kapele të kuqe me shqiponjën e zezë dhe nuk e hoqi më nga koka gjithë kohës. Ciceroni që shoqëronte grupin e gazetarëve Sokol Kongoli, u shpjegonte atyre çdo detaj historikë se si qyteti I gurtë kishte arritur deri këtu e të bëhej një qytet I vecantë i mbrojtur nga UNESKO. Më pas vëmëndja kryesore u përqëndrua në Muzeun Etnografik ku ka qënë shtëpia e banimit e diktatorit Hoxha. Ata interesoheshin për çdo detaj e fakt historik, bënin pyetje dhe këmbëngulnin për të zbuluar diçka të vecantë, te pa hasur apo dëgjuar më parë. Duke zbritur në “Sokakun e të Marrëve”,u bëri përshtypje ky emër dhe ne u interesuam si I kishte ngelur. E harruam për një çast shpjegimin që bën Kadareja te “Kronikë në Gurë” dhe një banor na e shpjegoi më natyrshëm.- Kur zbrisnin njerzia në këtë sokak të

ngushtë e të pjerrët, gurët e tij bënin zhurmë edhe për faktin se këpucët në atë kohë mbatheshin me pllaka metalike e bënin zhurmë. Kështu, ata që I kishiin shtëpitë aty sipër shqetësoheshin e u thoshin-“përse hecni si të marrë”. E kështu i ngeli ‘Sokaku i të Marrëve”, shpjegoi natyrshëm qytetari që pyetëm.
Nessun commento:
Posta un commento