17 maggio 2015

Sezoni turistik 2015 - Tare: Vetëfinancim për standarde më të mira

Ne-bregdetin-e-Himares-Foto-Harilla-Koçi-1TIRANE, 16 Maj/ATSH/- Rreth 300 punonjës sezonalë do të angazhohen për pastrimin e vijës bregdetare gjatë muajve të verës.
Kjo u bë e ditur sot nga kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare, i cili deklaroi në një konferencë për mediat se javën e ardhshme pritet të nisë puna, si në zonat bregdetare ashtu dhe në akset kryesore nacionale për t’i pastruar nga inertet dhe mbetjet e tjera.
Ai bëri të ditur se paralelisht ministria e Mjedisit të kryejë dezifektimin e lagunave.
“Janë një numër rreth 300 punonjës sezonalë që do të merren për të pastruar në përgjithësi plazhet kryesore të Shqipërisë, dhe për të qenë një lloj kujdestarësh të plazheve, për të kompensuar mungesat që do të kenë komunat dhe bashkitë”, tha  Tare.pastrim
Ai hodhi idenë e vetëfinancimit të zonave bregdetare, për një shërbim më të mirë ndaj pushuesve.
“Ne kërkojmë ndryshimin e formulës së menaxhimit, ku nëse bëhet ajo formulë që ne themi, pra me vetë financim duke mbledhur të gjithë të ardhurat e vijës së rërës me një përllogaritje 5-6 mln euro në vit. Këto mund të futen shumë kollaj në efiçencë që mund të bëhen pastaj të gjithë këto që ne kërkojmë”, tha kreu i AKB-së
Një vit e gjysmë që nga ngritja e Agjencisë së Bregdeti, Auron Tare thotë se është “fitorja më e madhe është fitorja e kontrollit të territorit”./a.g/http://www.ata.gov.al/sezoni-turistik-tare-vetefinancim-per-standarde-me-te-mira-264478.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate