Tiranë, 8 Maj /ATSH/- Rritja e komunikimit midis dy agjencive të lajmeve, Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe asaj maqedonase të lajmeve (MIA), në mënyrë specifike : krijimi i një network-u të përbashkët për shkëmbim informacioni në periudhën e turizmit, ishte në qendër të takimit të organizuar nëtë premte në mjediset e ATSH–së, midis përfaqësueve të dy agjencive. Periudha e verës karakterizohet nga një fluks i turistëve të vendeve të Ballkanit drejt Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë nga Kosova dhe Maqedonia. Një informacion i shpejtë, i detajuar dhe që nxit në mënyrë pozitive promovimin e asaj që ofon vendi ynë në këtë periudhë, ka bërë që të rritet ndjeshëm synimi që kapacitetet turistike të shfrytëzohen nga turistët maqedonas, numri i të cilëve është në rritje. Duke e parë këtë, jo vetëm si përgjegjësi, por edhe si mision, sfafet e dy agjencive kanë vendosur në qendër të bashkëpunimit të tyre, mundësinë që të ketë një informacion sa më të përditësuar dhe konkret, me të gjitha të dhënat e kërkuara për qytetarët e të dy vendeve.
ATSH është e fokusuar në punën e saj në përpjekjet për promovimin e vlerave turistike dhe mundësive që ofron vendi ynë në këtë drejtim,si një nga asetet më të rëndësishme të ekonomisë kombëtare. Pikërisht për krijimin e një dimensioni të ri komunikimi, erdhën në Shqipëri me ftesë të drejtorit të përgjithshëm të ATSH-së, Gëzim Podgorica , zëvëndësdrejtori i përgjithshëm i MIA-as, Halit Ajdini, kryeredaktorja e lajmeve, Pandora Arosovska Goceva dhe redaktorja përgjegjëse, Slavica Stefanovska.

Duke vizituar mjediset e ATSH-së dhe duke komunikuar nga afër me stafin e gazetarëve e përkthyesve, kolegët maqedonas, vendosën kontakte të drejtëpërdrejta me kolegët shqiptarë, gjë e cila domosdo do të bëjë edhe më konkret e të frtytshëm marrëveshjen midis dy agjensive. ATSH është në një komunikim të shtuar në këtë periudhë edhe me agjenci të tjera të rajonit lidhur me informacione sa të plota që kanë turizmin si fushë prioritare.http://www.ata.gov.al/mia-dhe-atsh-krijimi-i-nje-neteork-u-per-shkembim-informacioni-ne-periudhen-e-turizmit-260989.html
Nessun commento:
Posta un commento