08 maggio 2015

Panairi i Midhjes 2015-te do të çelet në Sarandë

midhjeTIRANE, 8 Maj /ATSH/- Në qytetin bregdetar të Sarandës në jug të vendit, dhjetëra kultivues midhjesh, restorante  dhe njësi tregtimi, janë duke përgatitur Festën e Midhjes, që do të organizohet kete te premte në mbrëmje. Burime nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, pjesëmarrës në këtë aktivitet, ben te ditur se, këtë vit, produkti do të promovohet së bashku me vajin e ullirit, një prej produkteve më cilësore të bregdetit jonian.
Panairi, sipas KASH-it, pritet të sjellë më shumë prodhues për të ekspozuar produktin e tyre, sfida më e madhe e produktit vijon të mbetet tregu europian. Midhja e liqenit të Butrintit prej vitesh po përballet me bllokadën e pamundësisë për eksport dhe promocionin e ulët në këtë drejtim.
Aktualisht ne liqenin e Butrintit me një sipërfaqe prej 1600 hektarësh, ndodhen rreth 78 impiante te prodhimit te saj me te cilat operojnë 50 subjekte private. Prodhimi i midhjes ne vit shkon ne 13 deri ne 15 mije kv. e,xh/f,n/http://www.ata.gov.al/sa-pjesmarres-jane-panairi-i-midhjes-celet-ne-sarande-260889.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate