06 maggio 2015

Apeli i Parlamentit Europian për Vjosën: Ruani zemrën blu të Europës

  • Apeli i Parlamentit Europian për Vjosën: Ruani zemrën blu të Europës
  • Apeli i Parlamentit Europian për Vjosën: Ruani zemrën blu të Europës
  • Apeli i Parlamentit Europian për Vjosën: Ruani zemrën blu të Europës
  • Apeli i Parlamentit Europian për Vjosën: Ruani zemrën blu të Europës
  • Apeli i Parlamentit Europian për Vjosën: Ruani zemrën blu të Europës
  • Apeli i Parlamentit Europian për Vjosën: Ruani zemrën blu të Europës
vjos2TIRANË, 6 Maj / ATSH / – Parlamenti Europian (PE) i bëri thirrje, ditët e fundit, qeverisë së Shqipërisë  të rishikojë projektet hidroenergjetik përgjatë lumit Vjosa dhe degëve të tij.
Në nenin 27 të Rezolutës së sapomiratuar mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian- përpiluar nga eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, raportues i PE për Shqipërinë – vihet në dukje se ”këto projekte do të dëmtojnë ekosistemet e lumit Vjosa, një nga lumenjtë e fundit në Europë që ka mbetur i paprekur, pothuajse në gjendje natyrore.
Edhe pse Rezolutat e PE kanë vetëm një rol këshillues në procesin e vendimeve të BE për politikat e zgjerimit, neni 27 i rezolutës në fjalë mbështetet në Direktivën Kuadër të BE, për Ujërat dhe mbrojtjen e Ekosistemeve.
Lumi Vjosa është cilësuar nga ekspertë europianë si “Zemra Blu e Europës, si lumi i fundit, i madh në Europë që ka mbetur pothuajse i paprekur në 270 km e gjatësisë së tij. Por qeveria e Tiranës planifikon të ndërtojë 27 hidrocentrale mbi lumin Vjosa dhe degët e tij, nga të cilat dy tanimë kanë filluar
Sinjali që dërgon PE, për të ndaluar projektet e ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Vjosa vjen në një kohë kur shoqatat ekologjiste europiane, ato vendase, grupe të shoqërisë civile, personalitete të kulturës dhe artit në vjosaShqipëri dhe banorë nga rajonet, ku kalon lumi Vjosa po kërkojnë me këmbëngulje që ai të shpallet Park Kombëtar. Ulrich Eichelmann, Drejtor Ekzekutiv i shoqatës eu
ropiane Riverëhatch, të përfshirë fuqimisht në përpjekjet për të shpëtuar Vjosën nga ndërtimi i hidrocentraleve thotë për DË:
“Në Shqipëri po përpiqemi së bashku me EuroNatur në Gjermani dhe EkoAlbania në Tiranë të ndalojmë realizimin e projekteve për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa. Në vend të tyre synojmë që lumi Vjosa të shpalllet Parku i parë Kombëtar, i një lumi të paprekur europian. Në kontektin europian Lumi Vjosa është mahnitës, një thesar natyror, dhuratë për gjithë Europën” thotë për DW, Ulrich Eichelmann, Drejtor Ekzekutiv i Riverëatch, me seli në Vjenë. Ai tregon se atje ku kalon lumi Vjosa ka ujëvara spektakolare, kanione të thella, pyje të gjelbër dhe një biodiversitet të jashtëzakonshëm: 69 specie peshqish mes të cilave edhe salmoni i Danubit, specie e zhdukur në vendet e BE nga kalon Danubi, që gjenden vetëm në lumin Vjosa dhe askund në botë; 40% e midhjeve të ujrave të ëmbla dhe kërmijve të Europës, në zhdukje e sipër, jetojnë në ekosistemet e lumit Vjosa.
vjos Ajo që ekologjistët europianë dhe ballkanikë kërkojnë është ndërtimi i hidrocentraleve  duke respektuar natyrën, hartimi i një master plani unik për gjithë vendet e Ballkanit.
Që kjo të respektohet,  shoqata ambientaliste e EuroNatur në Gjermani dhe Riverëatch në Austri, në bashkëpunim me organizatat ambientaliste në vende të ndryshme të Ballkanit, po zhvillojnë fushatën ndërkombërare “Ruani zemrën blu të Europës”.
“Kjo fushatë përqëndrohet në tri zona kryesore: ruajtjen e lumit Vjosa në Shqipëri, Parkun Kombëtar Mavrovo në Maqedoni dhe lumin Sava që kalon në Slloveni, Kroaci , Bosnjë- Hercegovinë dhe Serbi. Ne synojmë të ndërgjegjësojmë shoqërinë dhe politikanët për vlerat e lumenjve të Ballkanit dhe rrezikun që u kanoset atyre nga ndërtimi i digave të hidrocentraleve. Ne besojmë që e ardhmja ekonomike e vendeve të Ballkanit mund të jetë më e qëndrueshme duke nxitur ruajtjen e thesareve natyrore dhe potencialet e tyre për një zhvillim social- ekonomik të vlefshëm për brezat e ardhshëm,” thotë Ulrich Eichelmann, njëherazi edhe koordinator i kësaj fushate.
Shqipëria i është bashkuar fushatës ndërkombëtare “Ruani zemrën blu të Europës”. Në kuadër të kësaj fushate vjos4u zhvillua ditët e fundit një protestë kundër ndërtimit të 5 hidrocentraleve në degën e lumit Vjoza, në Bënçë të Tepelenës, një nga zonat më mahnitëse nga kalon Vjosa.
Mbi 150 banorë nga rajonet prej ku kalon Vjosa, ekologjistë, përfaqësues të Riverëatch dhe EuroNatur morën pjesë në këtë protestë.
“Duam të jetojmë, duam ujë, jetë, natyrë. Nuk duam që lumi Vjosa të burgoset me anë të digave, duam Vjosën të mbesë ashtu si është krijuar këtu e qindra vjet”, u shprehen banorët e zonës./a.g/http://www.ata.gov.al/pe-ruani-zemren-blu-te-europes-vjosen-259816.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate