29 settembre 2015

Vlora, Korçë, Berat dhe Shkodra në Diten e Trashëgimisë Kulturore




Gajtë aktivitetit të DRKK-Vlorë. Foto Nermin Bajramaj
Gajtë aktivitetit të DRKK-Vlorë. Foto Nermin Bajramaj
TIRANË, 29 Shtator/ATSH/. – Me rastin e 29 Shtatorit Ditës së Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare- Vlorë dhe Shkodër organizuan disa aktivitete.
DRKK-Vlorë organizoi ekspozitën me eksponantë të veshjes tradicionale të mbajtur në Qarkun e Vlorës.
Specialisti i Vlorës Nermin Bajramaj pas realizimit të fotografive bën me dije se në këtë ekspozitë u paraqiten me dhjetra foto të veshjeve orgjinale dhe të objekteve arkeologjike që mbartin vlera të veçanta etnokulturore.
Fotografitë e veshjeve origjinale dhe ato të objekteve arkeologjike tërhoqen vëmëndjen e vizitorëve të shumtë dhe në mënyrë të veçantë të nxënësve të shkollave të qytetit. Gjatë aktivitetit u ekspozuan për herë të parë edhe disa skica të veshjeve të punuara nga piktori vlonjat P. Cano.
Foto të aktivitetit të DRKK-Shkodër në shtëpinë e “Filip Shirokes”, sot “Tradita
Foto të aktivitetit të DRKK-Shkodër në shtëpinë e “Filip Shirokes”, sot “Tradita
Ndërkohë edhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare-Shkodër në kuadrin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, organizoi një aktivitet në ambjentet e shtëpisë së “Filip Shirokes”, sot “Tradita”.
DRKK-Shkodër thekson se nëpërmjet këtij aktiviteti u pasqyruan pasuritë e jashtëzakonshme të trashëgimisë sonë materiale dhe jomateriale, duke filluar me artizanatin, kulinarine, folkun me grupin e të rinjve nga Vau-Dejës.
Sakaq DRKK-Shkodër sqaron se aktiviteti tjetër do vijojë me prezantimin dhe promovimin e punës sërealizuar nga DRKK Shkodër në Pedonalen e qytetit.


Aktivitete te DRKK-Korçë në “Ditën e Trashgimisë Kulturore”


TIRANË, 29 Shtator / ATSH / – Në kuadrin e “Ditës së Trashgimisë Kulturore”, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare-Korçë ka organizuar disa aktivitete gjatë së cilave ka ndërthurrur vlerat e trashëgimisë kulturore materiale me ato jomateriale duke pasur në qendër të vëmendjes muzetë e qytetit.
Në ambjentet e Muzeut Kombëtar të Arsimit, nxënësit paraqitën një material të gjerë në video të punës se tyre 1-vjecare në lidhje me projektin “Miku i Monumentit” të titulluar  “Pazari i Korcës, “Pasuria më e madhe kulturore e qytetit tonë”.
Ky material përmbante përvec të tjerash edhe informacion të detajuar historik dhe arkitektonik për të cilin nxënësit kishin bërë kërkimet e veta.
Gjithashtu, ata kanë ndjekur hap pas hapi punën restauruese që po kryhet në Pazarin e Vjetër Korcë duke fotografuar detaje prej vitit të kaluar deri me sot.
Ata ishin të pranishëm edhe në një ekspozitë të vecantë me material me pllaka të vjetra gramafoni të ekspozuara në muze për periudhën 29 Shtator – 10 Tetor, Ditët e Trashëgimisë Kulturore Europiane.
Në moton “Ne i duam monumentet”, një tjetër aktivitet ishte ai i organizuar në hollin e shkollës “Ymer Dishnica”, aktivitet ky i cili kishte si qëllim promovimin e vlerave kulturore të monumenteve të kulturës në qytetin e Korcës.
Në kuadër të Nismës “WikiLove Monuments” një grup nxënësish prej 10 vetash fotografuan për një javë rresht monumentet e ndryshme dhe mblodhën një informacion të gjerë rreth historikut të tyre.
Materiali u paraqit në video-projektor dhe u shfaq para një grupi më të të madh nxënësish dhe mësuesish.
/k.m/ /a.ke/

“Dita e Trashëgimisë Kulturore” / DRKK-Berat aktivitete të shumta në qytet

TIRANË, 29 Shtator / ATSH / – Në kuadrin e 29-shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” ditës që synon ruajtjen, promovimin e vlerave të trashëgimisë, si dhe ndërgjegjësimin e publikut për potencialet që përbën dhe paraqet kjo trashëgimi, nga Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në vend  janë organizuar një sëre aktivitetesh.
Në kuadër të kësaj dite, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare-Berat, Bashkia Berat dhe QKM-Berat organizuan një aktivitet artistiko-kulturor.
Në Teqen e Helvetive u organizua nje takim i përbashkët me të gjitha grupet e interesit, ku u diskutua mbi problemet që hasin artizanët e qytetit dhe implementimin e një plani pune në vijim.
I pranishëm ishte dhe kryetari i Bashkisë Berat, Petrit Sinaj, i cili shprehu mbështetjen dhe bashkëpunim e tij me qëndrën e re të artizanëve “Margarita”.
Artizanët paraqitën dhe disa prej punimeve të tyre artistike.
Nxënësit e shkollës “Koço Brisku”, pjese e rrjetit “Miku i Monumentit”, performuan me kostumet popullore karakteristike të zonës Lapardha duke demostruar kështu vazhdimin e traditës dhe edukimin e brezit te ri me vlerat e kulturës jo materiale.
Performanca filloi në Qëndrën Mesjetare dhe vazhdoi më tej me këngë dhe valle në Bulevardin “Republika ”.
Gjithashtu, në lulishten përballë bulevardit u ndoq performanca e Ansamblit Folklorik të valles dhe grupit të Këngës Qytetare.
Hyrja përgjate ditës së sotme në Kala, Monumente dhe Muzeume është e lire.
/k.m/ /a.ke/
/k.m/f.n/ http://www.ata.gov.al/vlora-dhe-shkodra-ne-diten-diten-e-trashegimise-kulturore-317981.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate