12 settembre 2015

Rrajca, një zone e lakmueshme për turizmin natyror

rajca2TIRANË, 11 Shtator / ATSH- N.Lena/ – Tashmë që vjeshta është “prezantuar” me hapat e saj të verdhë, pasionantët dhe aventurierët e natyrës kërkojnë vendet më të spikatura që të kalojnë kohën e tyre të lirë. Një nga këto është edhe Rrajca.
Ajo është zone e mbrojtur dhe ndodhet në rrethin e Librazhdit, në shpatin verior e lindor të malit të Shebenikut, ku gjenden dhe liqenet akullnajore të Rrajcës. Janë katër liqene akullnajore, të cilët përbëjnë një atraksion natyror për t’u vizituar. Këto liqene kanë një gjatësi mesatare prej 100 metrash dhe një gjerësi deri në 80 metra. Ato gjenden të vendosura në lartësinë 2.200 metra mbi nivelin e detit.
Për të arritur në këto liqene, duhet ndjekur rruga automobilistike e asfaltuar Përrenjas – Rrajcë dhe më pas, nga fshati Rrajcë për tek liqenet rruga bëhet në këmbë. Përveç natyrës së bukur, vizitori në Rrajcë do të hasi disa monumente natyrore dhe kulturore. Po ashtu, do të njihet me traditën, etnografinë e veçantë dhe kulinarinë e zonës. Rrajca është një vend mjaftë I përshtatshëm për turizmin malor dhe atë të aventurës. /a.ke/  
http://www.ata.gov.al/fotolajmrrajca-nje-zone-e-lakmueshme-per-turizmin-natyror-310238.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate