Në Parkun Kombëtar të Divjakës edhe një objekt kulti që u shtohet vizitorëve, Kisha e Shën Thanasit

Kjo kishë dhe disa objekte të tjera kulturore dhe kult,shtojnë vlerat e vizitueshmërisë të këtij parku.
Kjo kishë është restauruar sëfundmi dhe objektet e saj vazhdojnë të mirëmbahen e të pastrohen nga dëmtimet e kohës. Kisha e Shën Thanasit ndodhet në në afërsi të lagunës së Karavastasë. Ajo daton në gjysmën e dytë të shek.XVIII në vitin 1778.
Në vitin 1979 u “zografisë” nga piktorët grabovarë (Çetirët) Gjergj dhe Joan Katro e pikturuan kishën me afreske. Tavani është i punuar në dru halor, i gruntuar dhe i dekoruar me motive floreale si dhe pjesërisht i gdhendur, kryesisht në rozetat kryesore të pikturuara me figurën e Krishtit në qendër dhe figurën e Shën Athanasit, si dhe në frizat gjatësore.
Kisha ka vlera kulti dhe kulturore për zonë rreth saj. /a.g/http://www.ata.gov.al/ne-parkun-kombetar-te-divjakes-edhe-nje-objekt-kulti-qe-u-shtohet-vizitoreve-kisha-e-shen-thanasit-305635.html
Nessun commento:
Posta un commento