19 settembre 2015

Nisma “Tirana pa makina” Ky qytet ka hapësirë për të gjithë

Nisma “Tirana pa makina”/ Veliaj: Ky qytet ka hapësirë për të gjithë

erionTiranë,19 Shtator /ATSH/-Në kuadër të nismës “Tirana pa makina”, Bashkia e Tiranë organizoi sot aktivitetin “Biçikleta për fëmijë”.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ne një deklaratë për median  duke marre  pjesë në aktivitetin e biçikletave për fëmijë, tha se “jemi të lumur që Bashkia e Tiranës ka organizuar shumë aktivitete në kuadër të javës “Tirana pa makina”.
“Sot kemi aktivitete ekskluzivë për fëmijet, ditë që do u kushtohet veçanërisht atyre.
Dua të informoj qytetarët që në datën 22 shtator, Qëndra në kryeqytet do të jetë totalisht e bllokuar, në unazën e vogël, nga ora 06.00 e mëngjesit deri në 22.00 të mbrëmjes. Kjo sepse ne duam t’i kujtojmë qytetit se kjo është arsyeja që ne punojmë, për t’i kushtuar hapësira të rinjve e fëmijëve. Në datën 22 do të jenë qytetarët që do të pedalojnë”, nënvizoi Veliaj.
Në aktivitin e organizuar ishin të pranishëm   me dhjetra fëmijë, prindër  të cilët  pedalonin përgjatë korsive të biçikletave si dhe mbushnin rrugët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Po ashtu, kreu i Tiranës foli edhe për investime të cilat janë të nevojshme për shtimin e korsive për biçkletat.
femije“Më vjen mirë që dhjetëra fëmijë janë të pranishëm këtu sot. Ne kemi nevojë për më shumë korsi për biçikleta , pra Tirana është një qytet që ka hapësira për të gjithë. Ka nevojë për investime të reja në këtë drejtim por unë mendoj se investimi më i madh është në kulturë”, përfundoi ai.
Ndërkaq, Veliaj shkruan në rrjetin social “Facebook” se qytetarët nuk kanë nevojë të përdorin makinën në distanca të vogla.
“Çdo ditë aktivitete të ndryshme deri në 22 shtator. Qytetarët duhet të kuptojnë se për distanca të vogla, më pak se 1 km, nuk ka asnjë arsye pse duhet të përdorin makinën dhe të shkaktojnë ndotjen e qytetit.‪#‎TiranaPaMakina ‪#‎22Shtator”, shkruan Veliaj.
Në mbështetje të kësaj nisme “Tirana pa makina” e cila promovon një jetë të shëndetëshme për qytetarët e Tiranës, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh të cilat organizohen për herë të parë në emër të javës pa makina.

E Shtune 19 Shtator 
1. Kidical Mass (09:30 Pall Kongreseve)
Te bejme rruge me te sigurta per femijet, edukimi i sigurise ne pedalim
2. Kinema perpara Bashkise
Filma te shkurter dokumentar, (revolucioni bicikletave ne hollande, bogota dhe hamburg) historia e shkodres me bicikleta, etj) me te ftuar, ulje ne trotuar me trasta te ricikluara (19:00 – 21:00)
3. Mini Muzeu I Bicikletave, – Zgjidhje per femijet dhe prinderit!
4. Fosforeshent ride (21:30) – Pedalim ne rruget kryesore te Tiranes per promovimin e pedalimit te sigurt, Jelek fosforeshent drita!
natyraE dielë 20 Shtator
1. Aksion mbi dy rrota (10:00; 21 dhjetori)
2. Rruga e njerëzve – Bllokimi një rrugë dytësore në një nga lagjet e tiranës gjatë orës së lojës së fëmijëve (17:00 – 20:00)
3. Monumenti – “ Rruga e të barabartëve”
Vizatimi i rrugës që do bllokohet me tre ngjyra të ndryshme
E hëne 21 Shtator
1. Fushatë/konkursi – Lëvizje në shkollë me bicikletë (10:00)
2. BiciBand në autobus – akustik live në autobus (18:00- 19:00)
3. Pedalimi me 3 makina skelet në pikun e trafikut në rrugët kryesore
4. Inagurimi i self service bici Nr. 2 – Te teatri kujtim spahivogli
Programi 22 shtator
bicikletaAktivitete që ndodhin për herë të parë:
1. Celebrimi i dashurisë mbi dy rrota – kurorëzimi nga kryetari i pesë cifteve
2. Vizatime natyrore, simbole gjethesh lulesh, dielli, hëna në çdo udhëkryq që do bllokohet
3. “Barrikadat e Pianove” – vendosja e artistëve, pianistë, violinistë dhe kitaristë në udhekryqet e vizatuara për bllokimin e rrugëve.
4. Këndi i këmbëzbathurve – gjurmët shumëngjyrëshe të njerëzve (fëmije, prindër, të rinj)
5. Pantomimet në semafore
6. Yoga – këndi i qetësise shpirtërore
7. Pedalimi shumëngjyrësh i vajzave gjimnaziste (Grace models, ecovolis) dhe ride style
7. Markato e riciklimit, promovimi i artistëve të riciklimit dhe produkteve të tyre. (sende të ricikluara nga bicikletat, trasta nga xhinset, punime artistike dore etj)
8. Rruga e njerëezve – improvizimi i një shtëpie në rrugë (kanape, shilte, kolltuqe, tavoline, hamac, abazhure, tv, etj kryesisht të ricikluara)
“Java pa makina” Foto Flor Abazi9. Cajtore cajklisti – “një caj për një fidan”
10. Lojrat nostalgjike të rrugës për brezin e ri – topa gropash, topa rrasash, topa djegsi, loja me peta, kërcim me litar, në rrugët e bllokuara.
11. Fushata “Mbjellim ajër të pastër!” – Jo vetem kufizojme ndotjen, por në këto aktivitete do mblidhen fonde për të mbjellë 1000 fidane në rrethinat e qytetit, si vazhdimësi e betejës sonë për ajër të pastër. http://www.ata.gov.al/nisma-tirana-pa-makina-veliaj-ky-qytet-ka-hapesire-per-te-gjithe-313978.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate