07 settembre 2015

Ja përse Divjaka është parku më i vizitueshëm në fundjavë


foto1TIRANË, 7 Shtator/ATSH- N.Lena / – Fundjavat e kanë kthyer Parkun Kombëtar të Divjakës në një vend shlodhjeje dhe vëzhgimi për vizitorët vendas dhe të huaj.
Administratorët e parkut konfirmojnë se janë të shumtë ata që vijnë këtu në fundjavë dhe vëzhgojnë natyrën e egër. Tashmë jemi në fillimvjeshtë dhe flora që mbulon këtë park ka filluar të zverdhet. Peizazhi bëhet shumë piktoresk dhe tërheqës. Shpendët migratorë kanë filluar të kthehen dhe të dimërojnë në foletë e tyre të ngrohta, mundësi që ua jep klima e butë, pylli dhe laguna. Ata janë një objektiv shumë interesantë për t’u vëzhguar.
foto13Flamingot janë shtërgu i parë që kthehen në lagunë si specia më delikate ndaj të ftohtit. Shërbimi në park ka bërë që ai të ruhet e të mirëmbahet. Stafi është përgatitur me njohës të natyrës, historisë së zonës si dhe me biologë kompetentë që të flasin për faunën dhe florën që gjendet në këtë park, duke e komentuar atë në disa gjuhë të tjera për turistët e shumtë që e vizitojnë. Divjaka vizitohet për natyrën e saj të bukur.
/m.mhttp://www.ata.gov.al/fotolajm-ja-perse-divjaka-eshte-parku-me-i-vizitueshem-ne-fundjave-307723.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate