13 settembre 2015

Shqipëria Turistike dhe SKANDALET ne "Expo Milano 2015"

“Pavijoni i Shqipërisë do të jetë një ndër suprizat më të bukura të Expo Milano 2015”. Kështu do të shprehej kryeministri Edi Rama në një intervistë për revistën e këtij aktiviteti. Dhe në fakt suprizat nuk munguan, edhe pse asnjëra prej tyre nuk ishte e bukur.
Shqipëria u prezantua me një mulli me ujë, një mjet që jo vetëm nuk tërhoqi ndonjë vëmendjen e ndonjë turisti, por që edhe organizatorët nuk arritën ta shpjegonin se për ç’qëlllim e dërguan dhe çfarë përfaqësonte.
Skandali u thellua kur në vend të prodhimeve shqiptare u zbulua se stenda ishte e mbushur me verëra italiane.
Promovimi i Shqipërisë Turistike do të rezultonte një katastrofë. Prezantimi i keq i kushtoi postin drejtoreshës së Investimeve të Huaja, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Turizmit, Manjola Gjonit.
Surpriza të tjera të kësaj natyre vazhdojnë të zbulohen edhe sot. Slogani i zgjedhur nga Shqipëria dyshohet se mund të jetë vjedhur nga organizatorët. Dyshimet ngrihen në një kohë kur zbulohet se ai është i njëjtë me sloganin e një kompanie që prodhon këpucë. “Slogani për promovimin e turizmit të Shqipërisë është i njëjti me sloganin e vendosur në një nga dyqanet e kompanisë së njohur të këpucëve, "Crocs", shkruan gazetari Ardi Pulaj, i cili poston edhe fotot shoqëruese.
" Unë do të preferoja të mos zbuloj shumë detaje të stendës sonë”, do të shprehej kryeministri në intervistën e tij, duke u përpjekur ta pompojë më kot imazhin e Shqipërisë dhe të inkuriozojë lexuesit.
Sepse, në të vërtetë, detajet që u zbuluan më pas, nxorrën në pah faktin se përfaqësimi i Shqipërisë qe i dështuar, me zero fantazi, ndonëse u shpenzuan miliona lekë. Kopjimi i sloganeve nuk është një gjë e re për mazhorancën qeverisëse, pasi edhe slogani "Drejtimi i duhur" që ajo përdori në fushatën e zgjedhjeve vendore rezulton të jetë i kopjuar nga një organizatë sindakale në Itali. Lapsi.al

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate