..KORCË - Mungesa e investimeve dhe harresa kanë çuar drejt rrënimit kishën shekullore të Barmishit në Ersekë.
Edhe pse daton në vitet 1600, kisha e cila brenda saj konservon vlera të veçanta është braktisur nga çdo lloj investimi apo restaurimi.
Mure të dëmtuar, afreske të prishura nga lagështira dhe që sipër mbajnë pluhurin e të paktën 25 viteve janë më evidentet gjatë vëzhgimit në këtë objekt kulti.
Kisha ashtu si dhjetëra të tjerë që renditen në listën e monumenteve të kulturës është në pritje të syve të shtetit që të mund të rihapë dyert.
Hapat e parë për restaurimin janë hedhur ku mësohet se është hartuar një projekt dhe pritet miratimi i tij.
“Kemi filluar hartimin e projektit i cili ka përfunduar përpara katër muajsh projekti restaurues i këtij objekti. Është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit dhe tani presim vetëm financimin nga buxheti i shtetit për të kryer një ndërhyrje kapitale në këtë objekt. Por ne për të paraprirë sepse është vonuar afati i restaurimit duke qenë se kemi hartuar disa projekte njëkohësisht për ndërhyrje emergjente në disa objekte”, - u shpreh Gjergji Koki drejtor i monumenteve të kulturës
E njëjta panoramë paraqitet edhe në kisha të tjera të rrethit të Ersekës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/kisha-shekullore-e-barmishit-n---harres--hartohet-projekti-restaurues-313658.html#sthash.uyzi3JGw.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento