Mozaiku i Tiranës / Siti arkeologjik nga më të vizituarit

Zbuluar në vitin 1972 gjatë punimeve për ndërtimin e një banese në bllokun Partizani, ky sit është në vëmëndjen dhe përkujdesjen e vazhdueshme të specialistëve të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare – Durrës dhe Sektorit të Tiranës, të cilët në mbrojtje të trashëgimisë kulturore kanë zhvilluar gjatë ditëve të fundit një proces pastrimi në kuadrin e mirëmbajtjes së objekteve arkeologjike.

Siti arkeologjik “Mozaiku i Tiranës”
Gërmimet arkeologjike nxorën në dritë një ndërtesë kulti, ku narteksi dhe naosi kanë dysheme të shtruar me mozaikë. Kisha e Tiranës paraqet një ndërtesë me aks gjatësor të orientuar nga veri-lindja që përbëhet nga nje sallë qëndrore (naos) dhe parasallës (pronaos).

Ambiente të tjera u gjetën në anën veriore dhe anët e tjera të ndërtesës. Kemi të bëjmë me një ndërtesë të kthyer në një kohë të dytë në kishë, që kuptohet nga krijimi i parasallës, në mozaikun e të cilës ka simbole të kultit si kryqe, peshq e shpendë, ndërsa mozaiku i sallës ka më tepër dekor gjeometrik.

Mozaiku i Tiranës për nga ana e ndërtimit, materiali dhe teknika e përdorur i përket artit paleokristian. Mozaiku shtrohej mbi një shtresë që nivelonte kalldrëmin prej zajesh lumi duke përdorur llac gëlqere dhe pluhur tjegullash. Mozaiku i Tiranës është restauruar në vitin 1976.
/k.m/ /a.ke/
Nessun commento:
Posta un commento