TIRANË 21 Shtator / ATSH / – Zonat e mbrojtura që njëkohësishtë janë edhe zona turistike, por që në to janë ngritur ndërtesa pa leje dhe jashtë arkitekturës së traditës së zonës si hotele, bujtina, apo lokale ku priten turistë dhe vizitorë të shumtë, do të ndërhyhet që këto ngrehina t’i përshtaten arkitekturës tradicionale dhe të paisen me leje ndërtimi.
Zona turistike e Thethit apo edhe të tjera që do jenë pjesë e parkut kombëtar të alpeve, do të kenë një rishikim të lejeve të ndërtimit dhe arkitekturës së tyre. Këtë e ka deklaruar në një dalje publike Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej.
“Thethi apo zona të tjera të mbrojtura ku ka ndërtime pa leje të cilat nuk mund të lejohen të vazhdojnë më tej, do të ndërhyhet teksa po bëhet edhe një inventarizim se sa është numri i këtyre ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura dhe se çfarë do të bëhet me to. Agjencia kombëtare e zonave të mbrojtura dhe Ministria e Mjedisit prej kohësh kanë nisur krijimin e parkut kombëtar të alpeve që do përbëhet nga Valbona dhe pjesa e Thethit dhe Kelmendit për të patur një strategji të përbashkët zhvillimi kryesisht në fushën e turizimit por edhe mbrojtjen e tyre”, thotë Dedej ./a.g/http://www.ata.gov.al/dedej-ndertimet-pa-leje-ne-zonat-e-mbrojtura-do-te-prishen-314343.html

Nessun commento:
Posta un commento