08 settembre 2015

Spanja kthen sytë nga destinacionet turistike shqiptare: Ja plazhet më të bukura

Spanja kthen sytë nga destinacionet turistike shqiptare: Ja plazhet më të bukura

Ksamil1Tiranë, 8 Shtator /ATSH/ – Shqipëria vlerësohet sërish si një vend me plazhe të mrekullueshme e një destinacion i denjë turistik, këtë herë nga Spanja.
Në një blog për turizmin ndërkombëtar në Spanjë, Shqipëria promovohet si një vend i vogël por që ka shumë për të ofruar:
“Janë të paktë ata që mendojnë se Shqipëria është një vend për të planifikuar pushimet, por është e sigurtë që ky vend i vogël dhe i fshehur i Europës ka shumë për t’u ofruar turistëve”.
Për këtë arsye, nga redaksia e ‘Playas Calas’ turistët inkurajohen që të lënë mënjanë steriotipet e zakonshme që kanë dëgjuar për këtë vend (varfëri, pasiguri, azil kërkues…), dhe të paktën, ta shohin Shqipërinë si një destinacion të mundshëm udhëtimi.
“Për t’ju bindur se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm për të bërë turizëm, do t’ju prezantojmë disa nga plazhet më të mira të saj”, shkruhet më tej në blogun spanjoll, ndërsa rënditen disa nga pikat më të bukura të rivierës tonë.
“Dëshironi të na shoqëroni?”Ksamil
Ksamil
“Në vend të parë, duam t’ju flasim për plazhin e Ksamilit, një zonë turistike që ndodhet në jug të Sarandës. Bëhet fjalë për një parajsë me ujëra të kristalta e rërë të bardhë, e ku mund të marrësh shërbime të shumta me bare e restorante. Përballë këtij plazhi ka ishuj të vegjël në të cilët mund të shkohet edhe duke notuar”.
Dhërmi
Dhermi
“Një plazh që nuk mund të mungojë kurrësesi në këtë listë është Dhërmiu, që nddhet në Bashkinë e Himarës, në rrethin e Vlorës. Nga këtu mund të shijosh plazhe të tjera të mahnitshme duke ecur. Të gjitha plazhet e kësaj zone dallohen për ujin e kristaltë dhe pamjen idilike. Për më tepër, në këto plazhe ka një jetë mjaft intensive nate dhe mundësi për të marrë pjesë në mjaft aktivitete sportive.

Plazhi i Gjeneralit
Plazhi Gjeneralit
Gjithashtu s’mund të lëmë pa ju folur për Plazhin e Gjeneralit, një plazh i vogël rënor që ofron gjithashtu ujëra të mrekullueshme kristal. Në zonat ekstreme të plazhit ka zona me shkëmbinj që ju ftojnë t’i eksploroni”. Këtu do të gjeni vende ku mund të notoni, të qëndroni, të argëtoheni, si dhe të shijoni ushqime të mrekullueshme në baret e restorantet e zonës që ndodhet disi e izoluar.

Borsh
Borshi
I fundit, është plazhi i Borshit që ndodhet në zonën me të njëjtin emër. Një zonë kjo e rrethuar me ullinj dhe pemë të tjera, duke ruajtur mjaft mirë biodiversitetin natyror. Borshi është paksa më i izoluar dhe këtu mund të gjeni vetëm disa restorante dhe lokale të improvizuara.
/s.b./a.ghttp://www.ata.gov.al/%e2%80%aa%e2%80%8espanja-kthen-syte-nga-destinacionet-turistike-shqiptare-ja-plazhet-me-te-bukura-308420.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate