TIRANË, 16 Shtator / ATSH N.Lena / – Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura (AZM) për qarkun e Fierit, Ardian Koçi, e cilësoi një ngjarje të veçantë vizitën e dy turistëve francezë ditën e djeshme në Parku Kombëtar të Divjakës.
”Ditën e djeshme, midis shumë turistëve që vizituan parkun tonë ishte edhe një çift francezësh. Do pyesni se përse i quajtëm të veçantë?! Dy pensionistët, me dashuri dhe pasion për natyrën kishin shëtitur në shumë vende dhe parqe natyrore nëpër botë, përfshi dhe Shqipërinë që e njihnin mirë. Në Parkun tonë vinin për herë të parë. Ngelën të mahnitur me pasuritë dhe specifikat e tij. E veçanta tjetër ishte se, në derën e kamperit të tyre ishin logot e parqeve nacionale që kishin vizituar në mbarë botën. Midis tyre u shtua edhe logo e parkut tonë”, tha pë ATSH-në Koçi.
“Në fund, në librin e përshtypjeve çifti francezë la një mesazh që na bënë krenar për punën tonë, që sinqerisht është pak në krahasim me atë që duhet të bëjmë”, tha drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura për qarkun e Fierit, Ardian Koçi./m.m/http://www.ata.gov.al/logo-e-parkut-kombetar-te-divjakes-ne-kamperin-e-natyralisteve-franceze-312308.html
Nessun commento:
Posta un commento