22 settembre 2015

DRKK Shkodër / Ekspozohen artefaktet dhe asetet arkeologjike të harruara


TIRANË, 22 Shtator / ATSH / Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare – Shkodër është duke vazhduar  punën për gjurmimin, evidentimin dhe ekspozimin e artefakteve dhe aseteve arkeologjike të lëna në harresë prej dekadash.
DRKK-Shkodër ka njoftuar se pas vendosjes së mbishkrimit Latin të periudhës antike në lidhje me rindërtimin e mureve të qytetit në shek. I pr.K , mbishkrimi që u vendos në sheshin e rikonstruktuar prane Bashkisë Lezhë, sot specialistët e Shkodrës vendosën mbishkrimin osman të Sulltan Sulejmanit në vendin e vet mbi portën hyrëse të Kështjellës së Lezhës.
Specialistët e DRKK – Shkodër sqarojnë se kjo nismë u realizua nga bashkëpunimi i DRKK Shkodër, Muzeut Etnografik Lezhë dhe Bashkisë Lezhë.
Mbishkrimi bën fjalë për përfundimin e rindërtimit të kështjellës në vitin 1522.
Ky objekt u zbulua nga prof. Frano Prendi gjatë gërmimeve arkeologjike të vitit 1970 dhe që në atë kohë qendronte në Muzeun Etnografik të qytetit të Lezhës.
/k.m/ /a.ke/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate