17 settembre 2015

Turizmi i peisazhit, zona e Kukësit nga më tërheqëset

vjeshta6TIRANË, 16 Shtator / ATSH-N.Lena / – Turizmi i peisazhit, është turizmi më interesant që zhvillohet në botë dhe së fundmi edhe në Shqipëri.
Kryesisht, ky turizëm zhvillohet në zonat me pyje dhe në parqe të mbrojtura, zhvillohet në të katër stinët por më të preferuarat janë pranvera dhe vjeshta.
Po të ngjitesh këto ditë në lartësitë e Thethit, Valbonës apo në Parkun Kombëtarë Shebenik-Jabllanicë, do të përballesh me një peisazh që po ndryshon ngjyrë.
E verdha vjeshtore ka filluar të dominojë. Po të ngjitesh në lartësitë e pyjeve në zonën e Kukësit, ky peisazh ka filluar të tërheqë turistët e stinës. Botanisti Arben Palushi na sjell foto interesante nga peisazhi atje.
Pikat turistike po bëhen të frekuentueshme nga natyralistë dhe turistë të aventurës, si ajo e Kroit të Bardhë, Shishtavecit apo Novosejit, që janë pranë qytetit të Kukësit.
E tillë është edhe pika turistike malore pranë Gurit të Mëngjesit në Shishtavec, banorët e të cilit janë të njohur për mikëpritje dhe gatimin karakteristik të zonës.
Një tjetër pikë turistike është edhe Pylli i Mështeknave, ku thuajse çdo ditë janë të pranishëm vizitorë të ardhur nga zona të ndyshme dhe të huaj kryesisht nga Kosova.vjeshta2
Nuk janë vetëm këto pika turistike, është edhe Sasati, Kroi i Kuq, Kroi i Bardhë që kanë nisur të vizitohen jo vetëm gjatë verës por edhe gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.
Shumë vizitorë kanë mësuar edhe për vende që ndodhen jo shumë larg si: Kroi i Bardhë, Kroi i Kishës dhe Kroi Tatzot që vizitohen vetëm nga të pasionuarit pas alpinizmit kryesishtë në dimër.
Kjo e ka çuar në shtimin e numrit të banesave turistike në zonat rurale dhe në lartësi.  Po kështu, në rrethin e Kukësit ofrohet kategoria e tretë e zonave të mbrojtura, Monumentet e Natyrës: Mështekna e Shishtavecit, Guri i Mëngjesit, Kroi i Kuq, Guri i Shqipes, Pylli i Dushkut në Novosej, Gryka e Çajës, Cirku akullnajor i Zepës, Vargëmalin Koretnik-Gjallicë- Kolesian- Kallabak-Tërfojë etj.
Të gjitha këto, ofrojnë mundësi të mira për të kënaqur vizitorët dhe të apasionuarit ndaj natyrës dhe vlerave kulturore të zonave ku ato bëjnë pjesë./a.g/ http://www.ata.gov.al/turizmi-i-peisazhit-zona-e-kukesit-nga-me-terheqeset-312388.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate