
Në ceremoninë e hapjes së panairit, kryetarja e bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami u shpreh se ky aktivitet është një element mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit. “Ky panair është një nga aktivitetet më të rëndësishme, që zhvillohet rregullisht prej 9 vitesh dhe është tashmë pjesë e Gjirokastrës sonë, Pasuri Botërore e Trashëgimisë Kulturore. Ne dëshirojmë që aktivitete të tilla, të cilat lidhin të shkuarën dhe të sotmen, traditën e shkëlqyer gjirokastrite me zhvillimin e saj, të shtohen dhe të bëhen promotoret më të mira të pasurisë sonë të përbashkët. Për herë të parë, gjatë këtij viti panairit do t’i bashkangjitet, Festa e Djathit, e mbështetur në traditat dhe emrin e mirë që treva jonë gëzon për prodhimin e bulmetit në përgjithësi dhe djathit në veçanti.
Sipas Ramit, në vizionin tim personal, por dhe të stafit që drejtoj, turizmi është shtylla
kryesore për zhvillimin ekonomik të bashkisë sonë të madhe. Ajo cilesoi se, Panairi i Trashëgimisë, Artizanatit dhe Turizmit është një nga elementët shtytës drejt realizimit të këtij objektivi.

“Të gjithë së bashku do të bëjmë të mundur që Gjirokastra jonë e katër viteve më pas, të jetë ajo që dëshirojmë. Do të hapim në këtë fundshtatori dyert dhe zemrat për artizanët, miqtë e të ftuarit, sikurse e kemi traditë. Le të shpalosim vlerat tona më të mira edhe për qindra turistë, që do të kenë mundësi të ndjekin aktivitetet e planifikuara, në mënyrë që kur të largohen të marrin me vete një copëz Gjirokastër”, theksoi kryetarja Rami.
/f.n/ http://www.ata.gov.al/gjirokastra-cel-edicionin-e-ix-te-te-panairit-te-trashegimise-artizanatit-dhe-turizmit-317860.html
Nessun commento:
Posta un commento