10 agosto 2015

Valbona me vizitore te shumte këtë sezon veror 2015 por pa kushte ne sektorin hotelier, turistët flenë ne camping - mungojne infot ne terrem dhe tradita pothuajse po humb ne modernizim.

Valbona më e vizituara këtë verë por pa hoteleri, turistët flenë jashtë

Image of Valbona River ValleyTIRANË, 10 Gusht /ATSH/ – Shqipëria si një destinacion i vlerësuar turistik gjatë sezonit veror, për herë e më tepër po vizitohet nga turistë të huaj dhe ata vendas. Krahas vlerësimeve dhe konsideratave për klimën, peizazhet e bukura, ushqimin dhe çmimet e leverdisshme, vizitorët ngrenë edhe shqetësime që shpeshherë janë të karakterit organizativ.
Kështu përmendein agjencitë dhe guidatorët vendas për t’i shoqëruar në destinacion dhe që tu japin informacionin e duhur, hoteleria dhe shërbimi i kualifikuar në to, por edhe mundësia e akomodimit në hoteleritë alpine. Fluksi i dendur i vizitorëve në këto zona,e ka cilësuar këtë problem.
Lugina e Valbonës, nga më të vizituarat këtë sezon turistik, është pushtuar nga vizitorët e shumtë. Fluksi i turistëve është shtuar ndjeshëm, aq sa një pjesë e mirë e tyre e kalojnë natën nëpër automjete apo çadra portative, pa mundur të gjejnë një vend akomodimi.
Hotelet apo bujtinat janë të tejmbushura përgjatë fundjavave, ku qindra turistë zgjedhin freskinë e alpeve për të kaluar ditët me temperatura të larta. Por sipas vendasve, në Valbonë akoma nuk ka një vizion të qartë për icadrashfrytëzimin turistik të kësaj perle natyrore të lakmuar. Një turizëm i lënë gati në duart e traditës e të rastësisë. Mungojnë jo vetëm vendakomodimet por edhe udhërrëfyesit profesionistë.
Në Valbonë vazhdon të ruhet me fanatizëm mënyra e jetesës, ku tradicionalja nuk preket. Kulinaria, zakonet dhe historia ndër vite vlerësohet së tepërmi nga turistët, sidomos të huajt.
Parku Kombëtar i Valbonës është edhe zona më e vizitueshme e kësaj krahine këto ditë. Kryesisht mbizotërojnë vizitorët nga Gjermania, Polonia dhe Çekia, të cilët vlerësojnë natyrën e bukur, mikëpritjen dhe traditën./m.mhttp://www.ata.gov.al/valbona-me-e-vizituara-kete-vere-por-pa-hotelerituristet-flene-jashte-297692.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate