04 agosto 2015

Shqipëria në faqen e parë të revistës hungareze “Turizmus Panorama”


turizmi555TIRANË, 4 Gusht /ATSH- I. Vata/-Turizmit shqiptar i është bërë jehonë nga revistës hungareze “Turizmus Panorama”, ku nëpërmjet një reportazhi i përcillet publikut potenciali turistik i Shqipërisë.
Në faqen e parë të revistës “Turizmus Panorama” vijne për lexuesit foto nga qyteti i Beratit dhe ne faqen e brendshme të reportazhit, foto të Butrintit dhe nuk mungon edhe një bunkier i kohës së diktaturës
Shqipëria në faqen e parë të revistës hungareze “Turizmus Panorama” për muajin gusht 2015. Nëpërmjet një reportazhi të shkruar nga kryeredaktori i kësaj reviste, Szebeni Zsolt, i përcillen publikut hungarez potencialet turistike të vendit tonë. Gjatë muajit maj nga data 9-15, ai ishte pjesë e turit familjarizues me gazetare të huaj të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) dhe mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Mediat e huaja i kanë kushtuar një rëndësi të vecantë turizmit në Shqipëri që tashmë po bëhet gjithnjë e më joshës për turistët e huaj./i.v/./a.kehttp://www.ata.gov.al/shqiperia-ne-faqen-e-pare-te-revistes-hungareze-turizmus-panorama-296369.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate