
Përmend këtu Parkun Kombëtar të Divjakës, atë të Shebenik-Jablanicës, parku natyror i Valbonës, Thethit, por këtë verë vizitorë të shumtë nga vendi dhe Europa kanë vizituar edhe Parkun Natyror Rajonal të Ulzës.
Ky park, ka sjellë turistë të shumtë këtë sezon veror nga Gjermania, Franca, Polonia etj, që kanë preferuar të pushojnë me familjarët e tyre në brigjet e liqenit të Ulzës.
Njëkohësisht dhe familjarë të shumtë të zonës kthehen dhe bëjnë pushimet në shtëpitë dhe ambiente të
ndryshme në zgjatimin e këtij liqeni.

Një efekt pozitiv në tërheqjen e turistëve në këtë zonë ka organizata natyraliste “Miqësia” në qytezën e Ulzës, si pjesë e rrjetit për Mbrojtjen e natyrës në bashkëpunim me aktorë të tjerë lokal, në kuadër të projektit SENiOR-a./m.mhttp://www.ata.gov.al/edhe-liqeni-i-ulzes-tashme-nje-destinacion-turistik-298037.html
Nessun commento:
Posta un commento