Tiranë -Paris dhe kthim me francezët që pushojnë në Shqipëri
Postuar në 11 Gusht, 2015 10:08
Nëse në një të drekës je në Rinas, vetëm 2 orë e 45 minuta më pas mund të gjendesh në aeroportin më të dytë të madh të Parisit, në Orly. Ky është noviteti turistik I kësaj vere, një linjë e re Loë Cost që lidh direkt Tiranën me kryeqytetin Francez.” Transavia” udhëton tashmë tre herë në javë dhe çmimet e saj janë të “papërballueshme”. Nëse planifikon me pak kujdes, dhe kohë më parë një vajtje ardhje në qytetin më të bukur të europës së vjetër mund të të kushtojë më pak se 200 euro. Kuptohet me restroksionet e një udhëtimi me kosto të lirë. E para asnjë pasagjer nuk ka të drejtë të ketë një bagazh me shumë se 12 KG (vecse pot e paguajë më tepër). E dyta zbritja në Orly, që për hir të së vërtetës nuk i ka të gjitha avantazhet e transportit puublik të Parisit. Edhe për të gjetur një taksi duhet mbajtur radhë.
E megjithëatë Lapsi.al që kreu një fluturim testues me linjën e re Tiranë-Paris, pa një gjë. Avioni ishte plot. Si në vajtje ashtu edhe në kthim. Dhe ajo që të bënte përshtypje nuk ishin vetëm udhëtarët shqiptarë që shfrytëzonin këtë udhëtim për të kapur korespondencat me amerikën e veriut. Më shumë sesa ata të bënte përshtypje, prania e shumë turistëve franceze që vinin apo ktheheshin nga Shqipëria. “Bëmë një llogari, pushimet na kushtonin lirë, dhe vendosëm të nisemi drej Tiranës” thotë Herve, 25 vjeç I cili e ka vendosur ta bëjë këtë udhëtim bashkë me 3 miq të tij. Do të qëndrojmë një natë e një ditë në Tiranë, disa ditë ne Jug dhe do të kalojmë kufirin për të parë edhe bregun e Malit të zi” tregon ai ne aeroport për Lapsi.al. Pasi hyjmë në avion të njëjtën gjë trego edhe një nga stjuardesat. Ka shume turistë franceze që janë këtë vit të interesuar për vendin tuaj thotë ajo.
Edhe në revistën e kompanisë fluturuese I kushtohet një shkrim turizmit në Shqipëri. “Shqipëria. perla e Ballkanit” titullohet. Në fakt shkrimi përsërit klishe standart që përdoren rëndom për këto anë. Mikpritja që do ti çudisë të huajt, një bregdet që nuk ka asgjë për ti pasur zili Greqisë, alpe që shpesh ia kalojnë edhe bukurrisë së atyre të Zvicrës.
Por kjo pamje idilike shpesh nuk përputhet me realitetin që turistët Francezë gjejnë në vend. Disa prej tyre ankoheshin se një natë në bregdetin e Durrësit kishin hequr picirin pa ujë dhe dtita. “U gëzuam se gjetëm një hotel të mirë, paguam vetëm 20 euro për krevat, por ai çmim i lirë na kushtoi shumë më shtrenjtë”, thotë njëri prej tyre. Dhe plehrat shumë plehra të hedhura pa kujdes ndanë rrugëve dhe plazheve shton një tjetër.
Ndërsa Jean- Pierre një 40 vjecar që udhëton vetëm ka një histori më interesante. Ai vendosi të mo e anulloi udhëtimin e tij në veri të shqipërisë edhe pasi lexoi në media për fatin e dy turistëve çekë. « Janë ngjarje që ndodhin kudo » thotë ai por duke shtuar se siguria e pushuesve do të jetë një nga sfidat e ardhshme të Shqipërisë. « E dini unë kam lëvizur pothuajse në të gjitha vendet e ish bllokut komunist. Edhe ata kanë pasur të njëjtat probleme me ju. Por tmerri juaj i madh do të jetë kur të zbarkojnë çarterat me grupe angleze. Janë turistët më sherxhij dhe më andrallëprurës. Punëtorët anglezë që kanë rregulla shumë strikte në vendin e tyre dhe një polici të egër, zbarkojnë në vende si i juaji. Ata duan vetëm një gjë. Të bëhen tapë dhe të shkaktojnë trazira. E ku ka vend më të mirë sesa Shqipëria për ta bërë këtë. Këtu ku një birë kushton 1 euro dhe një shots jo më shumë sesa 2 euro është parajsë për ta. Do ta shihni do të zbarkojnë dhe do ti keni burgjet të mbushur me këtë sherxhij. Ka ndodhur kudo, edhe në Rumani edhe në Bullgari. Do të vijnë edhe këtu” këmbëngul ai.
Në fakt pas ujit, dritave plehrave siguria do të jetë një nga sfidat e ardhme të turizmit shqiptar. Ato shpesh nuk përputhen me kartolinën klishe që tregojnë revistat dhe reportazhet e mediave të huaja. Por këto të fundit prej dy tre vitesh po e kthejnë në trend udhëtimin drejt këtij shkëmbi të izoluar të Europës Juglindore. Si pasojë e tyre Transavia është plot me turiste francezë. Tani sfida është e shqipëtarëve nëse do të dinë ti mbajnë më gjatë dhe ti bëjnë më shumë. (lapsi.al)
Nessun commento:
Posta un commento