
Ky udhëtim nis sot dhe zgjat deri në 31 gusht, në bashkëpunim me Universitetin e Venecias, dhe është i pari udhëtim në rrugën antike, Via Egnatia.
Udhëtimi i paraprin një projekti ambicioz për shndërrimin e kësaj rruge të vjetër, në një produkt të mirëfilltë turistik.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare thotë se “çdo ditë, për katër javë do të sjellim imazhe dhe shënime nga ky udhëtim, duke shpresuar se shumë shpejt Via Egnatia, e cila dikur lidhte Romën me Kostandinopojën, Orientin me Oksidentin, do të jetë një mundësi e madhe në zhvillimin e turizmit rural nëpërmjet udhëtimeve kulturore, shpirtërore, religjioze, artit, filozofisë, teatrit e kulinarisë”.
Kjo do të ishte një tjetër mundësi që i shtohet mundësive të shumta të vendit tonë për të tërhequr sa më shumë vizitorë të huaj si dhe për ta parë këtë rast si një burim për ekonominë e vendit./a.ghttp://www.ata.gov.al/profesore-dhe-studente-te-universitetit-te-venecias-nisin-sot-udhetimin-eksplorues-ne-via-egnatia-299772.html
Nessun commento:
Posta un commento