
Ky park tashmë është kthyer në një atraksion për turistët e vëzhgimit të faunës së veçantë të kësaj zone. Moratoriumi dyvjeçar që ndalon gjuetinë e shpendëve dhe kafshëve të egra, ka bërë që në lagunën e Karavastasë të rikthehen shpendët e mërguar nga terrori i gjuetisë pa kriter.
Tashmë kjo lagunë gjallon nga specie të ndryshme fluturakësh që tërheqin vizitorë të shumtë jo për t’i vrarë por për t’i vëzhguar.
Ardian Koçi, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës së Zonave të Mbrojtura për Qarkun e Fierit, që mbulon edhe Parkun Kombëtar të Divjakës, shprehet optimist për shtimin e numrit të shpendëve dhe rikthimin e të ikurve në abitatin e tyre natyral.
Kjo ka bërë që vizitorë të shumtë nga vendi dhe bota të vijnë çdo ditë e t’i vëzhgojnë nga afër këto specie të rralla, sidomos pelikanin kaçurrel. Udhërrëfyesit tanë i shoqërojnë ata nëpër
shtigje të veçanta për t’i çuar sa më afër vendstrehimit të këtyre shpendëve të rrallë.

Pajisja me mjete vëzhgimi i kënaq vizitorët dhe ata shprehen se do të kthehen përsëri aty, thotë Ardiani. Ky park tashmë është futur në vendin e parqeve më të vizitueshme për turizmin e vëzhgimit në vendin tonë./m.mhttp://www.ata.gov.al/turizmi-i-vezhgimit-sjell-vizitore-te-shumte-ne-parkun-kombetar-te-divjakes-298072.html
Nessun commento:
Posta un commento