17 agosto 2015

Rrëfimi i udhëtimit mbreslënës në “perlën e çuditshme Shqipëri”

The Guardian- Rrëfimi i udhëtimit mbreslënës në “perlën e çuditshme Shqipëri”

liqeni ohrit, bunkierTIRANE, 17 Gusht /ATSH/ – Shqipëria turistike vihet sërish në vëmendje të medias ndërkombëtare.
Gazeta e famshme britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull të veçantë udhëtimit të gazetarit Kevin Rushby dhe familjes së tij në Europën Lindore, ku ndalesa e rradhës ishte vendi ynë.
Dilema e madhe e gazetarit që sapo hyn në kufirin verior të Shqipërisë, pranë Shkodrës është “det apo mal? Në rrëfimin e tij për Shqipërinë, Rushby shprehet se gjithnjë ka dashur t’a vizitojë vendin tonë dikur të paarritshëm,  por tashmë të çuditshëm e të adhurueshëm.
Dikur e shihte bregdetin shqiptar nga matanë Korfuzit dhe ishte atëherë kur mësoi se ishte vendi më i dashur i Mesdheut. Ndonëse e viziton Shqipërinë në një kohë temperaturash ekstreme prej 40 gradësh sërisht nuk stepet, dhe e vazhdon udhëtimin drejt zonave të jug-lindjes.   Pasi ka vizituar Kroacinë dhe Malin e Zi, ai është ndalur edhe në Shqipëri.  Udhëtimi vazhdon me eksplorimin e Urakës ku udhërrëfyesi i tyre ju tregon për varret Ilire që ndodhen pranë fshatit të quajtur Selca.
Më tej, ndërsa vë në pah bukurinë dhe veçantinë e gjuhës shqipe, si gjuha që ndryshon krejt nga gjuhët e tjera që ai ka dëgjuar, ai shprehet se shqipja është mjaft e kuptueshme për të huajt e kjo falë veçantisë shprehëse edhe me gjuhën e trupit të folësve të saj. Kjo pasi vetëm falë drejtimeve të banorëve të zonës ata mund të kalojnë më tej drejt pjesës tjetër të Shqipërisë.
ure antike ne rrugen egnantia
Gjatë rrugës iu bën shumë përshtypje ura e mrekullueshme antike që përshkon lumin me dy harqe të mëdha e impresionuese prej guri.
Një djalosh i ri që kalon me kalin të ngarkuar me dru, ju tregon se është “Rruga Egnatia”. Gazetari Rushby tregon më tej se “Via Egnatia” është ndërtuar në shekullin e tretë para lindjes së krishtit dhe ishte lidhja e vetme tokësore e rajoneve të lindjes dhe perëndimit gjatë perandorisë Romake.
“Këmbë të njohura kanë kaluar në këtë rrugë, përfshirë dhe Jul Çezarin, apostullin Pavël dhe shumë kryqtarë. Ka shpresa që rrënojat e saj të bëhen një pikë historike e shtegëtimeve të largëta, por deri më tani ura është ende e pa njohur”, shkruan ai.
Udhëtimi vazhdon drejt liqenit të Ohrit e përfundon në fshatin e këndshëm të Lin-it, ku “vilat janë të mbushura me lule, zonjat e vjetra të veshura me të zeza qëndrojnë në hije dhe të gjithë fëmijët luajnë jashtë me barka”.
Takimi me zonjën Roza është mjaft impresionues për ta, pasi ajo ju afrohet duke ju folur anglisht dhe i fton të kalojnë natën në shtëpinë e saj. Vizita në fshatin “gjysëm ortodoks dhe gjysëm mysliman”, siç u rrëfen zonja Roza u bën shumë përshtypje duke vënë sërisht në pah harmoninë fetare të shqipëtarëve “pasi të gjithë jetojmë të lumtur”, shprehet banorja e fshatit Lin. Gostitja me raki dhe fiq i bën ata të jenë më të bindur për qëndrimin e tyre, veçse nuk e dinë se për sa ‘vite’ do të rrinë.
fshati dardhe
Ndalesa e rradhës është Dardha dhe eksperienca fantastike e ngrënies së lakrorit tradicional, u lë po aq mbresa vizitorëve britanikë të cilën ndihen keq që u duhet të përfundojnë këtu udhëtimin e tyre, për të vazhduar më tej drejt vendeve të tjera të Europës Lindore. Ata premtojnë të rikthehen sa më parë pasi kanë rënë vërtet në dashuri me këtë perlë të jashtëzakonshme, por të lënë pas dore, që vendasit e quajnë Shqipëri ndërsa pjesa tjetër e botës e njeh si Albania.  /s.b/ /a.http://www.ata.gov.al/the-guardian-rrefimi-i-udhetimit-mbreslenes-ne-perlen-e-cuditshme-shqiperi-299473.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate