31 agosto 2015

‘National Geographic’ paraqet interes për Via Egnatia

‘National Geographic’ paraqet interes për Via Egnatia

egTIRANË, 31 Gusht /ATSH-N.Lena/  – Rivitalizimi i Via Egnatias në një produkt të turizmit kulturor, ka tërhequr vëmëndjen edhe të një prej institucioneve më të rëndësishme botërore të udhëtimeve dhe eksplorimeve National Geographic.
Institucioni i famshëm me seli në Washington, ka konfirmuar interesin për mbështetjen e këtij projekti të sapo lanҫuar nga Qeveria Shqiptare.
Via Egnatia, e njohur si një prej rrugëve antike më të rëndësishme në Europe e cila dikur lidhte Lindjen me Perëndimin me shumë gjasa mund të kthehet në një atraksion mjaft të rëndësishëm për turizmin kulturor shqiptar.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare deklaroi sot për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se “projekt i prezantuar  vetëm disa muaj më parë nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit solli menjëherë reagimin e disa institucioneve ndërkombëtare për tu përfshirë në këtë ndërmarje. Universiteti i Venecias ishte i pari që dërgoi 35 studentë dhe profesorë të arkitektures dhe pejsazheve për të hulumtuar gjurmët e kësaj rruge antike duke përshkuar ne këmb 263 km nga Durrësi në Manastir”.Tare
Por, potenciali i madh që mund të ketë kjo rrugë antike ka tërhequr edhe National Geographic i cili me anën e drejtorit të departamanetit te hartave dhe programeve të gjeoturizmit Frank Biasit, ka konfirmuar ditët e fundit përfshirjen e këtij institucioni në këtë projekt.
Tare është optimist se zbatimi i këtij projekti do të filloj së shpejti./a.g/ http://www.ata.gov.al/auron-tare-per-atsh-national-geographic-paraqet-interes-per-via-egnatia-304757.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate