Durrës – Kalaja e qytetit, pikënisja e shumë turistëve

Në njoftimin publik në faqen zyrtare të DRKK-Durrës theksohet se janë të shumtë turistët që e nisin itenerarin e tyre të vizitës në monumentet e qytetit të Durrësit, duke filluar nga Muret e Kalasë së qytetit, dhe rëndësia e këtyre mureve të Kalasë së Durrësit është themelore për qytetin.
DRKK-Durrës sqaron se pamjet e Mureve të Kalasë së qytetit të Durrësit pas pastrimit nga vegjetacioni dhe mbeturinat erdhën si rezultat i një pune sistematike, të përditshme nga punonjësit e mirëmbajtjes së Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Durrës.

Muret janë të rrethuara me kulla të rrumbullakta, katërkëndëshe dhe tetëkëndëshe dhe në mes të mureve janë portat hyrëse të qytetit. Shumë e përmendur është “Porta e Artë”, e cila ndodhet përballë Portit. Kronistja bizantine Anna Komnena, në veprën e vet “Aleksiada”, do të shkruante: “Sipër murit të kalasë së Durrësit mund të kalojnë katër a më shumë kalorës krah njëri-tjetrit”.
/k.m/ /a.ghttp://www.ata.gov.al/muret-e-kalase-se-qytetit-te-durresit-piknisja-e-shume-turisteve-295649.html
Nessun commento:
Posta un commento