16 agosto 2015

Udhërrëfyes vullnetarë për turistët në qytetin e Gjirokastrës


gjiroTIRANË, 14 Gusht / ATSH / – Gjirokastra është qyteti muze që vizitohet në katër stinët e vitit krahas me Beratin dhe Krujën. Por, në stinën e verës këto qytete presin vizitorë më shumë se në stinët e tjera. Historia e tyre, arkitektura, kultura dhe veprat e artit, bëjnë që këto qytete të kenë vizitorë nga mbarë bota. Shtimi i turistëve këtë muaj në qytetin e Gjirokastrës ka nxjerre problemin e shoqëruesve të tyre në pikat dhe vendet më të veçanta për qytetin. Kështu që shumë të rinj që njohin mirë historinë e qytetit të tyre, vendet turistike të tij, si dhe zotërojnë shumë mirë gjuhën angleze apo edhe ndonjë gjuhë tjetër, janë ofruar vullnetarisht si udhërrëfyes për turistët në qytetin e Gjirokastrës. Sinjalistikës turistike të këtij qyteti  i shtohet edhe një tabelë treguese për Tunelin e Luftës së Ftohtë. Ky objekt tashmë është kthyer në një vend tepër kurioz për t’u vizituar nga turistët e huaj. /a.kehttp://www.ata.gov.al/udherrefyes-vullnetare-per-turistet-ne-qytetin-e-gjirokastres-298888.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate