02 agosto 2015

Manastiri i Shën Kollit i nënshtrohet sondazheve arkeologjike dhe restaurimit

  • Manastiri i Shën Kollit i nënshtrohet sondazheve arkeologjike dhe restaurimit

Kisha e Mesopotamit
Kisha e Mesopotamit
TIRANË, 1 Gusht / ATSH / – Manastiri i Shën Kollit, i njohur ndryshe edhe si Manastiri i Mesopotamit, objekti i cili ndodhet në pjesën jugore të fshatit Mesopotam në rrethin e Sarandës, fare pranë qytetin antik të Finiqit, i është nënshtruar së fundmi një sondazhi arkeologjik dhe një proçesi restaurues.
Këtë lajm e bën me dije vetë Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, e cila në adresën e sajë zyrtare në interne pasi ka publikuar disa foto gjatë proçesit të restaurimit, ka theksuar se aktualisht po bëhen disa sondazhe në anën jugore të kishës në kufij me Konakët dhe në anën perëndimore në afërsi të kullës këmbanë tek mulliri, nën drejtimin e  prof. Luan Perzhita (QSA).
DRKK Vlorë sqaron se për këtë kishë është miratuar nga KKR- ja projekti i fazës së tretë të restaurimit në bashkëpunim me bërthamën e KOASH, për të cilën pritet financimi.
Pamja lindore e kishës
Pamja lindore e kishës
Specialistët e Drejtorisë së Kulturës Vlorë e cilësojnë Manastirin e Shën Kollit në Mesopotam si një “Margaritar të çmuar të Trashëgimisë tonë Kulturore dhe Arkitekturës Bizantine Botërore”.
Manastiri i Mesopotamit
Në fillim ka ekzistuar një tempull pagan dhe mbi rrënojat e tij është ngritur Kisha e Shën Kollit, mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin IX Monomaku.
Kisha e Shën Nikollit ka një arkitekturë tepër të veçantë të stilit bizantin. Nga manastiri ruhen rrënojat e mureve rrethues që kapin një sipërfaqe rreth 100 m² dhe kontrollohen nga 9 kulla drejtkëndëshe. Muret rrethues janë më të hershëm sesa kisha. Dhomat e manastirit janë të ndërtuara më vonë.
Pjese nga Konaket e Manastirit
Pjese nga Konaket e Manastirit
Kjo është një ndër kishat më të mëdha dhe më të vjetra të periudhës bizantine që ruan vlera origjinale. Dallohet për zbukurimet dhe mozaikët me motive floreale e zoomorfe, gjithashtu dhe për dekoret e punuara me tulla në muraturën e jashme si dhe në harqet e dritareve dhe hyrjeve. Basorelievet e rivendosura ne muret e kishës në forma të ndryshme ku përmendim: një shqiponjë, dy dragonje dhe një luan në njërën anë ndërsa në anën tjetër ndodhen figura mitologjike. Kisha perbehet nga salla e madhe e lutjeve dhe nga dy ambiente me te vogla. Motivi qendror ne mozaikun e sallës paraqet një dragua me krahë hapur.
Kisha ka pasur dy rindërtime në vitet 1793 dhe 1845 këto rindërtime e kanë ndryshuar shumë pamjen e kishës dhe mendohet që të kenë humbur shumë vlera.
/k.m/ /a.ghttp://www.ata.gov.al/manastriri-i-shen-kollit-i-nenshtrohet-sondazheve-arkeologjike-dhe-resaurimit-295625.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate