18 novembre 2016

Turizmi malor dimëror 2016-2017 ka nisur, Thethi destinacioni i preferuar edhe pse rruget qe te shpien atje jane te pa kalueshme per makinat normale...


thethiTIRANË, 18 Nëntor / ATSH.N.Lena / – Shqipëria mund të krenohet edhe me turizmin malor dimëror, me ato zona që edhe për vet shqiptarët nuk njihet plotësisht, ndoshta për mundësitë e tyre ekonomike  të deritanishme, po  të preferuara tashmë dhe të vlerësuara nga të huajt.
Zona e Thethit në kulm të Shqipërisë konsiderohet për mjaft turistë një nga pjesët më të bukura malore në të gjithë Europën.
Para ca kohësh, një turist çek është shprehur për agjencinë e lajmeve “Rojter” se, “vite më parë kam udhëtuar rreth Alpeve në qendër të Europës, nuk i pëlqej më ato vende, pasi ka shumë turistë. Ne tashmë kërkojmë një natyrë më të pastër dhe këtë e gjejmë në këto male, pasi gjithçka këtu është natyrale.
Dhe ja çfarë pëlqej në Shqipëri, male të bukura, njerëz të pastër dhe natyrë të mrekullueshme”,  shprehet turisti çek.theth1
Turistët preferojnë veç natyrës së bukur e gjelbëruar në stinën e verës dhe e zbardhuar nga debora në dimër, që të lejonë mundësinë e sporteve dimërore dhe aventurat sportive, por ata preferojnë  të hanë ushqimin bio  në natyrë të hapur, të flenë në natyrë edhe pse kjo është diçka e egër  në këtë natyrë të ashper dhe origjinale.
Kjo natyrë malore me gjelbërim dhe deborë sipas stinëve, një shekull më pare tërhoqi vëmëndjen e të famshmes, Edith Durham, e cila ra në dashuri me këto vende malore.
Ajo shkroi edhe një libër në vitin 1909 për natyrën, psikologjinë, mënyrën e jetesës dhe historinë e kësaj zone dhe kryesishë të zonës së Shalës dhe Thethit. Kullat e egra dhe mistike, për botën e saj, u bënë dhe personazhe për librat që shkroi.
Sot, kullat e Thethit janë modernizuar nga vet pronarët e tyre dhe të një ndihme simbolike nga investitorët gjermanë, megjithatë, ato kulla ruajnë ende origjinalitetin e tyre.
thethi2Është fakt tashmë se kjo zonë po kthehet në një qëndër për turizmin malor natyror dhe kulturor.
Po kështu, me fitimet e veta biznesi vendas po investon në turizëm dhe po bëhet gjithnjë e më shumë i kërkuar si një destinacion për të huajt që janë të dhënë pas turizmit malor.
Lugina e Thethit, me pamjen përballë alpeve shqiptare,  e rrethuar nga një kurorë malesh  me lartësi mbi 2500 m, një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve, e shndërron  atë dhe Shqipërinë në një vend potencialisht të fuqishëm për turizmin malor në të gjitha stinët.
Madhështia e natyrës së paprekur që të ofron kjo zonë, nis me praninë e pyjeve të dendura dhe kullave historike. Fshatrat e kësaj zone shtrihen në të dy anët e lumit nga Okoli deri në Grunas, ku spikasin shtëpitë karakteristike që të gërshetuara me sfondin alpin, krijojnë një peisazh mahnitës.
Akomodimi dhe kuzhina, në këtë pikë gjendet në të gjitha format, që nga ushqimi natyral dhe i thjeshtë i shtëpisë, e deri tek pjatat më të theth-kulla-e-ngujimitsofistikuara të kuzhinave ndërkombëtare.
Janë vendasit që kanë punuar si emigrante në vende të huaja dhe që veç parave për investime, kanë sjelle edhe kulturën bashkëkohore botërore.
Shtëpitë e banorëve të veriut, e sidomos të Alpeve, kanë hapur dyert për vizitorët e atjeshëm, duke mos e lënë aventurën vetëm në dorën e kampingjeve, ndërsa në zonat e tjera të Shqipërisë, mund të gjendet komoditeti i vërtetë nëpër fshatra turistikë, hotelet dhe komplekset e ndryshme, të cilët duke qenë në fazën fillestare të investimit, kanë vendosur të ofrojnë cilësinë më të lartë të shërbimit standard.
Debora tashmë ka rënë në këto lartësi dhe ato janë zbardhur. Po kështu, janë ngjitur dhe turistët e parë që mbërrijnë kryesisht ngë vendet e Evropës Lindore. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/turizmi-malor-dimeror-ka-nisurthethi-destinacioni-i-preferuar/ 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate