TIRANË, 19 Nëntor / ATSH.N. Lena/- Një rrugë e asfaltuar, që kalon bri gjirit të Lalzit, ngjtet kodrave të Shën Gjergjit dhe përfundon pranë kalasë së Rodonit apo Skënderbeut.
Është një destinacion i lehtë turistik, pasi udhëtimi zgjat rreth nje orë po të nisesh nga Tirana. Veç kalasë historike, gjirit detar, aty ndodhet dhe një kishëz e vjetër.
Kepin e Rodonit e njohin të gjithë për bukurinë dhe peisazhin e tij natyroë. Ka një emër Perëndie që nuk dihet se si është trashëguar deri më sot.
Por edhe vet kalaja e ngritur në këtë hundë të dalë detare, ka një histori interesante.
Princi Karl Topia dëshironte ta kthente këtë vend në një kantier detar, ndërsa Skënderbeu, duke synuar që të kishte një dalje të afërt në det, ngriti këtu një kështjellë.
Kjo kalaja filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450.
Përfundimi i saj mendohet të jetë rreth vitit 1452.
Muri i kështjellës së Rodionit arrinte në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e saj kishte kulla të rumbullaketa vrojtimi.
Ideja ishte të kishte një mbrojtje krahësh nga deti.
Në vitin 1500 kalaja u pushtua nga Venediku.
Si rrezultat i veprimtarive abrazive të ujarave të detit, një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e Adriatikut.
Si rrezultat i veprimtarive abrazive të ujarave të detit, një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e Adriatikut.
Sot vizitorët mund të shikojnë muret e jashtme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët tipike të kështjellave mesjetare.
Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banorët si vend i shenjtë.
Në drejtim të saj bëhen pelegrinazhe religjoze me besimin te shërimi apo mirësia.
Po kështu, drejt Kepit të Rodonit ka vizitorë në çdo stinë të vitit; ata që bëjnë plazh në stinën e nxehtë dhe ata që pëlqejnë turizmin natyror dhe historik gjat periudhës së ftohtë.
Kepi i Rodonit të ofron një histori të lashtë me vet emrin e tij, historinë mesjetare me kështjellën e rrallë dhe një kishëz e vogël ku mund të kërkosh ndihmën e Zotit. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/kepi-i-rodonit-kalaja-e-skenderbeut-dhe-nje-kishez-e-vogel-destinacione-per-turizmin-historik/
Nessun commento:
Posta un commento