TIRANË, 31 Tetor /ATSH/ – Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është kthyer në një destinacion turistik të përhershëm ku dashamirësit e natyrës kalojnë fundjavat e tyre.
Ky park në veçanti tërheq turistët sportivë që pëlqejnë të ngjisin lartësitë e kreshtave malore që ndodhen në formacionet malore brenda parkut. Një punë të lavdërueshme në tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj drejt këtij parku ka në veçanti stafi menaxhues i AdZM-së së Elbasanit.
Shebeniku është një mal që ndodhet në lindje të vendit. Shebeniku ka disa maja që arrijnë mbi 2000 metra lartësi. Pika më e lartë është Maja e Shebenikut në lartësinë 2253 m mbi nivelin e detit. Ajo ndodhet në Veri Perëndim të Shebenikut.
Rreth saj shtrihen disa liqene malore.
Rreth saj shtrihen disa liqene malore.
Këto lartësi janë të pasura me një florë të dendur ku rritet një faunë e egër tepër e veçantë në trojet shqiptare, siç është rrëqebulli, ose ndryshe tigri i Ballkanit.
Edhe kjo fundjavë kishte mysafirë në këto maja të rinj të Shoqatës Alpino-Turistike Dajti, të cilët u shoqëruan nga guidat e parkut./m.m/
https://www.ata.gov.al/turiste-sportive-ngjiten-ne-majat-e-shebenikut/
Nessun commento:
Posta un commento