
Nisur nga partneri i tyre shqiptar, Ekoalbania, i cili në bashkëpunim me sektorin e kulturës trashëgimisë dhe turizmit pranë bashkisë, u njoh me vlerat e traditës sonë, të labërisë në përgjithësi dhe Tepelenës në veçanti.
Të ndalur në fshatin Bënçë ku xhiruan dhe klipet për promovimin e zonës në rrjetet më të fuqishme botërore, nuk mund të kalonin pa u përshëndetur me mjeshtrin e këngës labe Golik Jaupi, i cili si çdo herë e mban portën hapur për miqtë që ofrohen në shërbim të vendit dhe komunitetit tepelenas.

Gjatë bisedave mjaft miqësore, Goliku ju shpjegoj atyre artin e këngës labe traditat dhe kulturën, e cila do ti impresiononte, duke e ftuar mjeshtrin në shtetin e tyre të Teksasit, për t’ja thënë këngës labe që është po aq e lashtë sa vetë jeta e njerëzimit.
Në këtë bisedë me miqtë tanë amerikan përveçse këtij promovimi te paçmueshëm , dhe dashurisë së madhe për malet , lumenjtë dhe traditat tona, ata premtuan se do të ishin përherë të gatshëm për ti mbrojtur këto mjedise nga shkatërrimi i HEC-eve sikur është përfshirë harta e zonës ,por dhe të financojnë në projekte të cilat kanë qëllimin tonë të përbashkët.

https://www.ata.gov.al/grupi-amerikan-patagonia-promovon-traditen-dhe-kulturen-tepelenase/
Nessun commento:
Posta un commento