
Në një vizitë të zhvilluar disa javë më parë, ministrja Kumbaro vlerësoi këtë detaj të Rehovës dhe ruajtjen që i kanë bërë vendasit trashëgimisë, të cilët kanë mbrojtur këtë veçanti të shtëpive të tyre, pa u tunduar për ta “modernizuar”.
Kumbaro në bisedat me banorët, u shpjegoi atyre se synimi është që edhe
për Rehovën të krijohet i njëjti itinerar si Voskopoja, duke i dhënë këtij fshati një jetë të re.

Kisha që gjendet në qendër të Rehovës, është ndërtuar në vitin 1820.
Ikonostasi i saj ndërtuar me kontributet e rehovarëve gjendet sot në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, si një pjesë e çmuar e koleksionit të
artit bizantin

Rehova piktoreske, shtrihet në rrëzë të malit të Gramozit dhe së fundmi me vendim të KKR është shpallur Qendër e mbrojtur Historike.
Fshati i Rehovës është i njohur në të gjithë vendin për artizanatin,mikpritjen ,bukuritë dhe trashëgiminë e pasur ,të ruajtur deri në ditët e sotme.
Propozimi për shpalljen e Qendrës Historike në fshatin Rehovë synon ruajtjen e vlerave historike ,urbanistike e arkitektonike të këtij fshati për ti dhënë një rol të rëndësishëm si një qendër e zhvillimit
të turizmit në zonën e Kolonjës.

Në pjesën e vjetër të fshatit Rehovë, një nga gjërat e rralla që vihet re lehtësisht janë portat e shtëpive në rrugët me kalldrëm, të cilat në një pjesë të madhe të tyre ruajnë karakteristikat e punimit nga mjeshtrat rehovarë si dhe kohën kur janë ndërtuar, që daton deri në fillim të shekullit 20.
/a.g/
https://www.ata.gov.al/ejani-ne-rehove-te-zbuloni-artin-e-rruges-se-portave/
Nessun commento:
Posta un commento