05 novembre 2016

Fundjavën mund ta kalosh edhe në Drilon, nuk është larg


drilonTIRANË, 1 Nëntor  /ATSH/.- Dikur Voloreka, sot Driloni, është një nga mrekullitë që natyra ka krijuar buzë liqenit të Pogradecit.  Ai ndodhet 5 km në lindje të këtij qyteti, fare pranë fshatit turistik të Tushemishtit.
Driloni është një burim që përbëhet nga tre vija uji që rrjedhin për t’u derdhur disa dhjetra metra më tej, në bregun juglindor të liqenit.
Njëri prej tyre, ai më kryesori krijon një basen të madh ujor, ku mund të shëtitësh, vozitësh me varkë, të shijosh bukuritë e florës dhe faunës së pasur.
Pemët e vërrisë, rrapit, plepit, shelgjeve lotues apo kallamishtet e bëjnë më të freskët dhe më të pastër ajrin.
Ndërsa mjellmat dhe shpendët e tjerë që gjallojnë në këtë basen, si dhe peshku i freskët, ofronë një peizazh të mrekullueshëm.
Turistët vendas por dhe të huajt e pëlqejnë shumë dhe nga viti në vit zona vizitohet nga më shumë turistë, të cilët njihen me të nëpërmjet internetit apo guidave që agjenci të huaja dhe vendase kanë bërë në Shqipëri. Është një fundjavë shlodhëse edhe për ata që nisen nga Tirana apo Elbasani./m.m/
https://www.ata.gov.al/fundjaven-mund-ta-kalosh-edhe-ne-drilon-nuk-eshte-larg/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate